Home / Lajme / Rajon / Policia tenton të hyjë në Lazarat, pritet me armë

Policia tenton të hyjë në Lazarat, pritet me armë

15 qershor-Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur rëndë, i cili dyshohet se është qëlluar nga kultivuesit e drogës, ndërkohë që policia është tërhequr mbrapsht, duke rikthyer në vëmendje tentativat e dështuara të policisë për të vënë nën kontroll fshatin rebel. Nga të shtënat plagoset një banor i Kordhocës, uniformat blu tërhiqen nga aksioni

Pas shumë aksioneve në zona të ndryshme të vendit kundër kultivimit të lëndëve narkotike, policia ka tentuar të hyjë në Lazarat për kontroll, por është pritur me armë. Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur rëndë, i cili dyshohet se është qëlluar nga kultivuesit e drogës, ndërkohë që policia është tërhequr mbrapsht, duke rikthyer në vëmendje tentativat e dështuara të policisë për të vënë nën kontroll fshatin rebel. Nga të shtënat plagoset një banor i Kordhocës, uniformat blu tërhiqen nga aksioni. Prej disa javësh, krerët më të lartë të policisë kanë pretenduar se uniformat blu janë të pranishme në Komunën e Lazaratit, e njohur botërisht për kultivimin në masë të lëndëve narkotike dhe për paprekshmërinë nga shteti shqiptar. Por, në asnjë moment nuk është deklaruar se çfarë bëhet konkretisht nga policia në këtë zonë “të ndaluar” dhe a ka pasur ndonjë goditje konkrete nga ana e saj. Kjo përgjigje duket se ka ardhur dje, ku fillimisht u tha se është plagosur gabimisht një person në fshatin Kordhocë, pranë Lazaratit, i cili po punonte në kopshtin e tij dhe më pas u tha zyrtarisht se ai është plagosur gjatë kundërshtimit të punonjësve të policisë nga persona të armatosur, të cilët dyshohet se janë kultivues dhe trafikantë droge. Në lidhje me këtë ngjarje, u tha zyrtarisht se strukturat e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, dje kanë vijuar kontrollin e territorit për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike kanabis në këtë qark. “Gjatë kohës që një grup i punonjësve të policisë po ushtronte kontroll në territorin e fshatit Lazarat, rreth orës 10:30, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Pas kësaj ngjarjeje, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur në urgjencë, i plagosur me armë zjarri, shtetasi Shpëtim Meçi, 45 vjeç. Strukturat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ka qenë në oborrin e shtëpisë së tij, në lagjen Kordhocë, në Lazarat, në momentin e plagosjes dhe dyshohet që plagosja ka ndodhur gjatë kohës që është qëlluar me armë kundër forcave të policisë. Strukturat e Policisë së Qarkut Gjirokastër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. Materialet procedurale do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme prokurorisë”, deklaroi zyrtarisht Policia e Shtetit.(Gazeta shqip)

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *