Home / Lajme / Maqedoni / Protestë në Shkup “Stop rasteve të montuara”

Protestë në Shkup “Stop rasteve të montuara”

Shkup, 06 Qershor – Në Shkup sot u organizua protestë me thirrjet stop proceseve të montuara kundër shqiptarëve.

Kjo protestë u organizua lidhur me rastin “Monstra” që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, ku janë të akuzuar shtatë shqiptarë nga Shkupi.

Protesta ka nisur pas faljes së xhumasë nga xhamitë qendrore të Shkupit, ndërsa përmes një marshi paqësor protestuesit shprehën pakënaqësi lidhur me procesin “Monstra”, kur këtyre ditëve pritet vendimi final i gjyqësorit.

Familjarët e të akuzuarve që i kanë prirë protestave kanë kërkuar drejtësi dhe ndërprerjen e proceseve të montuara.

“Duke e ditur se ne jemi të pafajshëm, kjo është mënyra demokratike për të shprehur revoltën kundër Prokurorisë së Maqedonisë. Ne po kërkojmë drejtësi, ne nuk po kërkojmë mëshirë, ne kemi ardhur këtu në mënyrë dinjitoze të shprehim pakënaqësinë tonë kundër një institucioni i cili bënë ndarje etnike dhe fetare, po bënë poshtërimin e shqiptarëve dhe të një besimi që është i pranuar me ligj në Maqedoni, ai është myslimanizmi. Ne nuk jemi Al Kaeda, ne nuk jemi terroristë, ne nuk jemi vrasës. Rastet janë të montuara, nuk është ky rasti i parë por shpresoj të jetë i fundit”, theksoi Bedri Ajdari, vëllai i njërit prej të akuzuarve nga prokuroria, Fejzi Azirit.

Njëri nga familjarët e të akuzuarve u bëri apel mediave maqedonase që të jenë korrekte gjatë raportimit pasi nxitja dhe urrejtja, mund të sjellin shumë lehtë destabilizim të vendit.

Në Gjykatën Themelore Shkupi “1” për rreth dy vite u zhvillua procesi gjyqësor, ndaj 7 të akuzuarve si autorët e vrasjes. Dosja disa faqëshe e Prokurorisë akuzon për vepër terrorizëm dhe vrasje të kryer: Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Por nga fundi i vitit të kaluar u arrestua edhe një i ri tjetër shqiptar, Sami Luta, 27 vjeç nga Shkupi, i cili në aktakuzë thuhet se është bashkëpjesëmarrës në këtë vepër terrorizmi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *