Home / Lajme / Maqedoni / Pse ska regjistrim të popullsisë në Maqedoni (VIDEO)

Pse ska regjistrim të popullsisë në Maqedoni (VIDEO)

Pritjet se në rrethana të tilla politike është e mundur që Qeveria të vendosë për zhvillimin e regjistrimit te ekspertët e kësaj lëmie thuajse kjo është e pamundur.

Ka disa arsye për këtë mendim të tillë ku ndër të tjera ka ardhur në shprehje motivi real pse në vitin 2011 u stopua procedura e rinumërimit të popullsisë. Mund të zhvillohet regjistrimi vetëm nëse ka vullnet politik, kurse ky vullnet aktualisht mungon pasi të dhënat tregojnë shifra frikësuese për shpërnguljen e shtetasve të Maqedonisë, njofton Televizioni Koha.

Profesori Zdravko Saveski konsideron se arsyeja e vërtetë për dështimin e popullatës nuk janë tensionet ndëretnike, ashtu edhe siç ishte paraqitur atëherë, por shpërngulja e madhe e banorëve të të gjitha komuniteteve.

“ Nëse merret vesht se sa është nurmi i popullsisë, atëherë kjo do të ishte dështim për cilëndo qeveri”, tha për REL Savevski.

Nëse jo deri në fund të këtij viti, sigurisht në fillim të vitit të ardhshëm patjetër duhet të zhvillohet ky aktivitet dhe për këtë aktivitet janë përgjegjës të gjithë, e në vend të parë subjektet politike të cilat janë në pushtet.

Edhe profesori Osman Kadriu si vendim kyç për zhvillimin e regjistrimit të popullatës e thekson vullnetin politik të pushtetit.

“ A do të arrijnë që këtë vit të mbledhin forcë partitë që janë në qeveri që ta realizojnë këtë aktivitet nuk e di, kjo sigurisht varet nga agjenda, nga programi i qeverisë, i cili duhet të prezantohet dhe të miratohet në Kuvend, por konsideroj se nëse jo deri në fund të vitit, sigurisht në fillim të vitit të ardhshëm patjetër duhet të bëhet regjistrimi, dhe për këtë aktivitet janë përgjegjës të gjithë, kurse në vend të parë subjektet të cilat janë në pushtet”, vlerëson Kadriu.

Si pasojë e mosregjistrimit të popullatës në 12 vitet e fundit është patjetërsuar lista reale zgjedhore dhe krijimi i politikave konkrete të arsimit, shëndetësisë, punësimit etj. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *