Home / Lajme / Maqedoni / Qendra Informative e Komunës së Tetovës jo-funksionale

Qendra Informative e Komunës së Tetovës jo-funksionale

29 qershor-Por ky nuk është problemi i vetëm sa i përket informimit të qytetarëve. Në komunë po ashtu nuk funksionon as kompjuteri për anketimin e qytetarëve për projektet prioritare, që u vendos në kuadër të projektit “Komuna ime”.

Kjo është Qendra Informative e Komunës së Tetovës, e cila sipas rregullit, duhet të shërbejë për të informuar qytetarët që vijnë në komunë, për të biseduar me drejtuesit e zyrave të saj. Megjithatë, siç edhe mund të shihet në këto pamje filmike, në këtë Qendër nuk ka asnjë person përgjegjës që duhet të orientojnë qytetarët. Në disa raste, aty mund të gjendet roja e sigurimit të Komunës, i cili edhe pse nuk e ka për obligim, përpiqet të orientojë ndonjëherë qytetarët që përhumben në hapësirën e komunës. Drejtuesit e komunës janë në dijeni të problemit, por ende nuk kanë gjetur zgjidhje për të.

“Jemi në fazë dhe provojmë ndonjë modalitet që të mund të funksionojë, sepse objekti i komunës nuk shfrytëzohet vetëm nga administrata e komunës por edhe nga ministritë rajonale, dhe kjo krijon një lloj konfuzioni kështu që besoj se deri në shtator do e gjejmë një mënyrë funksionale ku këndi i informacionit edhe do funksionojë edhe do kenë benefit qytetarët”, tha Lume Hyseni, Zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Por ky nuk është problemi i vetëm sa i përket informimit të qytetarëve. Në komunë po ashtu nuk funksionon as kompjuteri për anketimin e qytetarëve për projektet prioritare, që u vendos në kuadër të projektit “Komuna ime”.

“Përkohësisht është në defekt, edhe besoj që do ta zgjedhim së shpejti”, tha Lume Hyseni, Zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Por edhe kur kompjuteri për projektet prioritare punon, në të mund të votosh për projekte bashkëjetese, dhe të tjera të ngjashme, por nuk ke mundësi t’i japish prioritet ujësjellësit apo asfaltimit të disa rrugëve, që janë shumë më kritike për banorët e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *