Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria më 16 qershor

Qeveria më 16 qershor

16 qershor-Qeveria e re përbëhet nga dy partitë VMRO-DPMNE me 61 deputetë dhe BDI me 19 deputetë, të cilat bashkërisht do të përbëjnë një maxhorancë të fortë. Derisa nga ana tjetër opozita maqedonase me 34 deputetë ka braktisur Parlamentin dhe nuk njeh zgjedhjet.

Parlamenti i Maqedonisë të enjten më 19 qershor do të votojë përbërjen e re qeveritare të propozuar nga mandatari Nikola Gruevski.

Qeveria e re përbëhet nga dy partitë VMRO-DPMNE me 61 deputetë dhe BDI me 19 deputetë, të cilat bashkërisht do të përbëjnë një maxhorancë të fortë. Derisa nga ana tjetër opozita maqedonase me 34 deputetë ka braktisur Parlamentin dhe nuk njeh zgjedhjet.

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, e cila përbëhet kryesisht nga ministrat e deritanishëm do të prezantojë platformën e re qeveritare.

Qeveria e re kryesisht do të dominojë nga ministrat e qeverisë së kaluar, por megjithatë janë edhe disa emra të rinj që do të udhëheqin me dikastere ministrore.

Nikola Gruevski – kryeministër

Zoran Stavrevski – zëvendëskryeministër dhe ministër i financave

Musa Xhaferri – zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit

Fatmir Besimi – zëvendëskryeministër për evrointegrime

Vladimir Peshevski – zëvendëskryeministër për ekonomi

Gordana Jankullovska- ministre e brendshme

Nikola Popovski – ministër i jashtëm

Zoran Joleski – ministër i mbrojtjes

Adnan Jashari – ministër i drejtësisë

Bekim Neziri – ministër i ekonomisë

Nikola Todorov – ministër i shëndetësisë

Mile Janakievski – ministër i transportit dhe lidhjeve

Abdilaqim Ademi – ministër i arsimit

Dime Spasov – ministër i punës dhe politikave sociale

Mihail Cvetkov – ministër i bujqësisë

Elizabeta Kançeska – Milevska – ministre e kulturës

Lirim Shabani – ministër i pushtetit lokal

Nurhan Izairi – ministër i ekologjisë

Ivo Ivanovski – ministër i shoqërisë informatike dhe administratës

Ministra pa portfol

Visar Fida

Vele Samak

Bil Pavlevski

Xheri Naumov

Goran Mickovski

Nedxhdet Mustafa

Furhan Çako

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *