Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria miratoi ligjin për shlyerjen e borxheve të rasteve sociale

Qeveria miratoi ligjin për shlyerjen e borxheve të rasteve sociale

Shkup, 21 Qershor – Qeveria dje miratoi projekt – ligjin për shlyerjen e borxheve të kategorive të ndjeshme sociale në Maqedoni.

Ky projekt – ligj ishte pjesë e ligjit të parë të miratuar nga Qeveria e re, e cila mbajti dje seancën e parë.

Kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se me këtë plotësohet premtimi i dhënë në zgjedhje.

“Maqedonia si shtet social, i cili konform Kushtetutës kujdeset për mbrojtjen sociale të qytetarëve ka për detyrë dhe të drejtë t’u ndihmojë kategorive më të ndjeshme të qytetarëve. Kjo masë miratohet e njëanshme dhe nuk do të përsëritet, ndërsa shkak për realizimin e saj është përgjigjja e shtetit ndaj pasojave të krizës ekonomike dhe evropiane botërore”, tha Gruevski.

Me ligjin do të përfshihen shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe të ndihmës së përhershme në të holla, persona të cilët kërkojnë punë më shumë se 12 muaj dhe persona të ekspozua në rrezik social për shkak të vdekjes së partnerit në martesë ose invaliditetit.

Lëndë e shlyerjes së borxheve për shfrytëzim të energjisë elektrike respektivisht të ngrohjes, borxh në bazë të taksës radiodifuzive, mbi bazë të kartelave të kreditit dhe kapërcim të llogarive transaksione dhe kredive shpenzuese të klasifikuara në kategorinë G dhe D, për të cilat nuk janë siguruar me pronë të tundshme dhe të patundshme ndaj bankave afariste. Lëndë shtesë e shlyerjes janë edhe shpenzimet për noterët dhe përmbaruesit të ndërlidhur mee pagesën e borxhit, i cili është lëndë e shlyerjes të shkaktuar deri në ditën e shlyerjes.

Shlyerja është në bazë vullnetare nga ana e kreditorëve, të cilët do të lidhin marrëveshje me qyetarët detyrues. Është parashikuar edhe procedurë me të cilën do të zbatohet kjo masë ligjore. Ndryshe, pas miratimit të ligjit Ministria e Financave do të publikojë thirrje deri te kreditorët për lidhje të marrëveshjeve për shlyerje të njëanshme të borxheve. Pritet që në thirrjen për shlyerje të borxheve të paraqiten mes 50 dhe 100 mijë qytetarë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *