Home / Lajme / Rajon / Rama: Shqipëria dhe Kosova nuk janë vendlindje krimi

Rama: Shqipëria dhe Kosova nuk janë vendlindje krimi

29 qershor-Është bërë e udhës që Shqipëria por edhe Kosova pasi u bë shtet më vete të asociohen me krimin e organizuar dhe me korrupsionin. A thua se kjo tokë është vendlindja e krimit global?! Çrrënjosja e këtyre paragjykimeve duhet të jetë prioritet i qeverisë, dhe i mbarë popullsisë. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë shumë më tepër respekt”, theksoi Rama.

Ndryshe nga sa u shpreh pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për organizimin e një feste modeste për statusin, ceremonia e mbrëmjes së të shtunës u shndërrua në një festë të gjatë dhe madhështore.

Dhjetëra të ftuar, mes tyre personalitete nga të gjitha fushat, qëndruan për rreth 3 orë në ambientet e Pallatit të Brigadave për të festuar marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në BE.

Kryeministri Rama, si i zoti i shtëpisë, në këtë rast e mori fjalën i fundit, duke i lënë si fillim radhën miqve të ftuar ambasadorë për urimet e tyre, dhe më pas ministrave Bushati dhe Gjosha për meritat që dhanë në marrjen e statusit.

Fjalën e tij para të pranishmeve kryeministri Rama e nisi me një urim për besimtarët myslimanë që nisën këtë të shtunë muajin e shenjtë të Ramazanit, e duke u ndalur tek feja kryeministri shtoi se ndryshe nga ç’është perceptuar në Evropë dhe arenën ndërkombëtare, Shqipëria nuk është një vend mysliman ‘gogol’, por një vend evropian ku jetojnë në paqe myslimanë e të krishterë, dhe se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë shumë më tepër respekt, larg paragjykimeve të deritanishme si një vend ku mbizotëron krimi dhe pasiguria, transmeton KosovaPress.

Ai theksoi se shqiptarët e meritonin statusin dhe se mbeten një nga popujt që kanë dhënë kontributin më të madh për paqe në Ballkan dhe më gjerë

“ E di jo për të gjithë mund të tingëllojë e përshtatshme që fjala ime të nisë me urimin për Ramazanin, por Shqipëria jo pak ka vuajtur etiketimin si një vend mysliman, por ky yni nuk është një vend thjesht mysliman, por një vend evropian, ku jetojnë në paqe të krishterë e myslimanë. Por shqiptarët, kanë qenë dhe mbeten besimtarë më të mirë të Evropës në Ballkan, jemi të tërë si shqiptar aleat të palëkundur, ku Shqipëria nuk ka pushuar së qeni një faktor paqe e stabiliteti. Ky është viti i parë pa asnjë konflikt në Ballkan. Shqiptarët mbeten garant të paqes dhe stabilitetit në rajon megjithëse fjala vjen as marrëveshja e Ohrit dhe as marrëveshjet e prillit të vjetshëm me Serbinë nuk respektohen nga të tjerët, ashtu si shqiptarët. Është bërë e udhës që Shqipëria por edhe Kosova pasi u bë shtet më vete të asociohen me krimin e organizuar dhe me korrupsionin. A thua se kjo tokë është vendlindja e krimit global?! Çrrënjosja e këtyre paragjykimeve duhet të jetë prioritet i qeverisë, dhe i mbarë popullsisë. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë shumë më tepër respekt”, theksoi Rama.

Më tej Rama theksoi se Shqipëria duhet të intensifikojë marrëdhëniet me rajonin, dhe se para e presin shumë sfida për të realizuar. Ai shtoi se mund ta bëjmë Shqipërinë një vend përrallor me të cilin Europa mund të bjerë në ‘sevda’.

“Nuk po për piqem që ti ngre shqiptarët në piedestal, por po mundohem të them se çfarë aseti i vyer politik janë për Europën e Bashkuar Shqipëria dh shqiptarët kudo në rajon. Përpos akuzave dhe kritikave, ky popull duhet të respektohet më shumë deri më sot, për atë që i ka dhënë Evropës për këto kohë për rreth 20 vite. Paqja e shumëkërkuar nuk duhet të tretet në mes të injorancës. Askush në BE nuk mund ti kërkohet të mbyllin sytë përballë plotësimit të kërkesave. Ndaj të harrojmë se në këtë proces do na fal ndonjë gjë, ndaj askush s’do na tërheq. Kjo s’mund të ndryshojë dhe nuk është as në interesin tonë të na ndihmojë. Se do ishte sikur të na jepte ndonjë diplomë, që s’do kishte vlerë. Duhet të intensifikojmë marrëdhëniet me rajonin, pjesë e agjendave tona. Shqipërinë e presin ende shumë sfida për të realizuar, dhe se kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë. Ne besojmë se krijimi i një vetëdije të plotë të Bashkimit Europian, si detyra të shtëpisë, janë vetëm njëra anë e medaljes. Kjo përbën një domosdoshmëri, jo vetëm për fatin, por krijimi i kësaj vetëdije. Këtu më lejoni të qëndrojë tek ana jonë e medaljes, ne kemi humbur shumë kohë. Kemi mbajtur shumë rraqe të vjetra, dhe kështu kemi lënë shumë boshllëk mes rajonin dhe vetes,” tha më tej kryeministri Rama, ndërsa shtoi se me ide të reja, kurajo, këmbëngulje, që deri dje më është dukur e pamundur, ne mund ta bëjmë Shqipërinë një vend që na e ka falur zoti, një vend që Europa mund të bjerë në ‘sevda’. Ndaj, shumë faleminderit që të gjithëve”, përfundoj fjalën e tij kryeministri Edi Rama.

Mes të ftuarve të shumtë, të politikës shqiptare, ambasadorëve, përfaqësues të medias, artit e shumë sferave të tjera, pjesëmarrës në ceremoninë për statusin tek Pallati i Brigadave ishin edhe politikanë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *