Home / Lajme / Maqedoni / Reagime për fontanën 3 milion euro si pjesë e ‘Shkupi 2014’

Reagime për fontanën 3 milion euro si pjesë e ‘Shkupi 2014’

05 Qershor – LSDM në një reagim të saj nënvizon se bëhet fjalë për biznes të radhës të Nikola Gruevskit dhe kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Kanë nisur reagimet sot lidhur me ndërtimin e fontanës gjigante prej 3 milion eurove si pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

LSDM në një reagim të saj nënvizon se bëhet fjalë për biznes të radhës të Nikola Gruevskit dhe kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovski.

“Pushteti i Nikola Gruevskit dhe kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovski vazhdon të shkelë vullnetin e shprehur të popullit të komunës së Qendrës, të cilët janë kundër projektit ‘Shkupi 2014’. Logjika për të harxhuar paratë e popullit për vendosjen e një fontane të re në shesh, pranë fontanës të vendosur tek përmendorja ‘Ushtari në Kalë’ (Aleksandri i Madh), është e qartë se bëhet fjalë për biznese tenderësh të Gruevskit dhe Trajanovskit”, reagoi LSDM.
Ndërkohë, partitë shqiptare nuk kanë reaguar lidhur me harxhimin e 3 milion eurove për këtë fontanë, kur dihet se shumica e vendbanimeve apo pjesa tjetër e Shkupit, përballet me probleme elementare infrastrukturore

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *