Home / Lajme / Rajon / Remi: Me Vetëvendosjen nuk bëjmë koalicion

Remi: Me Vetëvendosjen nuk bëjmë koalicion

23 qershor-
“E kam shprehur edhe më herët qëndrimin tim, e them edhe tani, se vetëm koalicioni PDK-LDK është i mundshëm dhe kredibil për kohën që po jetojmë dhe arritjet që synojmë si komb. Në mandatin që vjen duhet ta ndriçojmë rrugën për në Evropë, duhet t’i forcojmë institucionet në përgjithësi, edukimin, rendin dhe ligjin në veçanti”, ka thënë Mustafa

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka bërë me dijë se janë në pritje të certifikimit të rezultateve zgjedhjeve nga ana e KQZ-së në mënyrë që t’i nisin bisedimet për formimin e Qeverisë së re.

Ai, në një intervistë për Epokën e Re ka thënë se me përjashtim të Vetëvendosjes, secila parti mund të jetë pjesë e koalicionit me PDK-në.

Mustafa vazhdon të insistojë se Kosovës i duhet koalicioni PDK-LDK sepse, sipas tij, vetëm ky koalicion mund t’i qoj përpara proceset.

“E kam shprehur edhe më herët qëndrimin tim, e them edhe tani, se vetëm koalicioni PDK-LDK është i mundshëm dhe kredibil për kohën që po jetojmë dhe arritjet që synojmë si komb. Në mandatin që vjen duhet ta ndriçojmë rrugën për në Evropë, duhet t’i forcojmë institucionet në përgjithësi, edukimin, rendin dhe ligjin në veçanti”, ka thënë Mustafa

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *