Home / Sport / Ribery mungon në Botëror

Ribery mungon në Botëror

Franck Ribery nuk do të jetë pjesë e Francës në Kampionatin Botëror të Brazilit që fillon këtë muaj.

Përfaqësuesja e Francës ka marrë një goditje të rëndë para fillimit të Kampionatit Botëror.

Kjo e fundit duhet të luajë pa yllin kryesor të saj, Franck Ribery, pasi anëtari i Bayern Munichut është ende duke vuajtur nga një lëndim në shpinë.

Siç transmeton ABC News, Ribery nuk do të udhëtojë me skuadrën në Brazil, pasi nuk është në gjendje as të stërvit i vetëm.

Ndryshe, Franca gjithashtu duhet të luajë pa Clement Grenier, i cili po ashtu po vuan nga një lëndim.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *