Home / Lajme / Maqedoni / Rregullore e re për ekskursionet e shkollave, pas manipulimeve dhe jotranparencës (VIDEO)

Rregullore e re për ekskursionet e shkollave, pas manipulimeve dhe jotranparencës (VIDEO)

06 Qershor – Ai përmendi se me rëndësi të madhe është fakti se kushtet e caktuara minimale, të cilat duhet t’i plotësojë ofertuesi që paraqitet në shpallje, nga tani do të jenë edhe kushte të vetme, respektivisht komisioni më nuk do të ketë të drejtë dhe mundësi t’i ndërrojë ose vërtetojë ose të vërtetojë kushte shtesë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni prej vitit të ardhshëm do të aplikojë rregullore të re për organizimin e ekskursioneve të shkollave. Ky vendim ka ardhur pasi që në këtë dikaster ministror kanë ardhur shumë ankesa nga prindër dhe institucione të tjera, duke u ankuar për manipulime, keqpërdorime, mitmarrje dhe jotransparencë.

Ministri Spiro Ristovski theksoi se do të miratohet aplikohet rregullorja e re prej vitit të ardhshëm dhe se përmbahen këto rregulla.

“Për herë të parë precizohet se shpallja duhet të përmbajë vend, mënyrë dhe afat për dërgimin e ofertave, jo më të shkurtër se pesë ditë, përshkrim të hollësishëm të shërbimit, kushte minimale, të cilat duhet t’i dorëzojnë edhe informacionet për vlerë të saktë të garancisë bankare për kryerje cilësore të marrëveshjes në vlerë prej 5 deri 15 për qind”, theksoi ministri Ristovski.

Ai përmendi se me rëndësi të madhe është fakti se kushtet e caktuara minimale, të cilat duhet t’i plotësojë ofertuesi që paraqitet në shpallje, nga tani do të jenë edhe kushte të vetme, respektivisht komisioni më nuk do të ketë të drejtë dhe mundësi t’i ndërrojë ose vërtetojë ose të vërtetojë kushte shtesë.

Procedurën, sikur edhe deri më tani do ta aplikojë shkolla me publikim të shpalljes në dy gazeta ditore, por nga tani do të duhet ta theksojë edhe në vend publik në hyrje të ndërtesës së shkollës.

Shpalljen publike e harton Komisioni i formuar me vendim të Këshillit shkollor, ndërsa i përbërë nga pesë anëtarë, dy nga radhët e arsimtarëve dhe tre nga radhët e Këshillit të prindërve, por prindër nga gjenerata për të cilën do të organizohet ekskursioni.

Ndryshimet në rregullore, sqaroi Ristovski kanë qenë rezultat i asaj që deri në MASH në periudhën e ardhshme kanë arritur ankesa dhe vërejtje për procedurën jo plot transparente për procesin e përzgjedhjes së subjektit juridik, i cili do t’i organizojë ekskursionet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *