Home / Lajme / Rajon / Rreth 94 për qind të numëruara: PDK udhëheq, AKR nuk kalon pragun

Rreth 94 për qind të numëruara: PDK udhëheq, AKR nuk kalon pragun

9 qershor-Nga rreth 2374, në 2237 vendvotime të numëruara, përkatësisht në rreth 94,23 për qind të tyre, Partia Demokratike e Kosovës udhëheq me rreth 31,2 për qind. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 26,1 për qind.

Kur është bërë numërimi i votave në rreth 94 për qind të vendvotimeve nga ana e KQZ-së, kryeson PDK me 31,2 për qind. Nisma për Kosovën është në rrugë të mirë për të kaluar pragun zgjedhor, gjë e cila nuk vlen edhe për Aleancën për Kosovë të Re.

Nga rreth 2374, në 2237 vendvotime të numëruara, përkatësisht në rreth 94,23 për qind të tyre, Partia Demokratike e Kosovës udhëheq me rreth 31,2 për qind. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 26,1 për qind.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e treta është Lëvizja Vetëvendosje me 13,7 për qind, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 9,6 për qind. Nisma për Kosovën është në rrugë të mirë të kaloj pragun zgjedhor me rreth 5,36 për qind, ndërkaq Aleanca për Kosovën e Re është më poshtë se kuota me të cilën do të kalonte pragun zgjedhor, përkatësisht 4,7 për qind.

Partitë tjera, duke përfshirë Listën “Srpska” janë larg arritjes së pragut zgjedhor prej 5 për qind. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *