Home / Lajme / Maqedoni / Rrezik nga vërshimet në Tetovë (VIDEO)

Rrezik nga vërshimet në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 19 Qershor – Reshjet e shiut në Pollog kanë rritur nivelin e lumit Shkumbin deri në 20 centimetra nga maksimumi i lejuar, njofton Televizioni Koha, njofton Televizioni Koha.

Këtij fenomeni, përveç të reshurave, i ka ndihmuar edhe shtrati i lumit i cili në disa vende është i mbushur me rërë dhe mbeturina që hedhen nga persona të pandërgjegjshëm. Përgjegjësit qetësojnë, nuk ka rrezik edhe pse niveli i lumit Shkumbin të Tetovës është rritur, njofton Televizioni Koha.

“Situata është në kontroll dhe për momentin nuk ka asnjë lloj shqetësimi se mund të ndodh diçka, por pavarësisht prej asaj, ne si ndërmarrje duhet të jemi të përgatitur nëse shirat vazhdojnë. Mirëpo për momentin e them me plot përgjegjësi nga informacionet që vijnë nga tereni , prej orës shtat ekipet i kemi në teren nga fshati Falisht dhe deri tek xhamia e Larme edhe më lartë bile, situata është nën kontroll” tha Xhelal Ceka – Drejtor i NPK “Tetova” Tetovë, njofton Televizioni Koha.

Ceka tha se pos makinerisë dhe ekipeve të zjarrfikësve, janë kontaktuar edhe kompanitë private për të ndihmuar, në rast të vërshimeve, njofton Televizioni Koha.

Nga Qendra për menaxhim me kriza njoftojnë gjithashtu se situata është nën kontroll dhe janë në gjendje gatishmërie në rast të reshjeve të reja dhe vërshimeve eventuale.

Ndryshe, frika nga vërshimi i lumit në Tetovë gjithnjë është present tek qytetarët pasi që në vitin 1979 kishte vërshuar lumi dhe kishte shkaktuar shumë dëme të mëdha për banorët. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *