Home / Lajme / Maqedoni / Rrihen brutalisht dy të rinj shqiptar në Gjorçe Petrov të Shkupit

Rrihen brutalisht dy të rinj shqiptar në Gjorçe Petrov të Shkupit

Shkup, 10 Qershor – Para pak çastesh ka ndodhur një incident i rëndë në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, aty ku edhe huliganët shkatërruan javë më parë çdo ndërmarrje shqiptare, duke ua vënë flakën pronave, me çka gjithçka u shndërrua në shkrumb e hi.

Një orë më parë janë rrahur brutalisht dy të rinj shqiptarë, menjëherë pas rrethrrotullimit në këtë lagje, apo pranë parkut të Gjorçes, edhe atë duke u goditur edhe me gurë, me çka janë transferuar menjëherë në spitalin më të afërt, ku edhe i ka intervistuar policia në vendgjarje.

Babai i njërit nga të rrahurit është edhe pronar i një kafeneje afër tregut të gjelbërt në Gjorçe Petrov, kështu Fatmir B. për Almakos thotë se kjo që po ndodh tashmë mund të quhet një aparheid politik kundrejt shqiptarëve të kësaj lagjeje.

“Është e tmerrshme nuk mund të flas, djalin tim e kanë rrahur pa masë me çka ishte edhe i gjakosur pas goditjeve të shumta që ka marrë edhe me gurë, përpos bokseve, ai është rrahur së bashku me një shok të tijin. Një grup maqedonasish që i kanë rrahur kanë brohoritur vazhdimisht ‘Ubijte gi ovie siptari m…’ (Mbytni këta shqiptarë n…)”, – thotë për Almakos tutje Fatmiri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *