Home / Lajme / Maqedoni / Rruga e UÇK-së e lënë në harresë (VIDEO)

Rruga e UÇK-së e lënë në harresë (VIDEO)

Tetovë, 29 Qershor – Banorë të lagjes se re mbi ish tregun e kafshëve të Tetovës janë ankuar se rruga për në lagjen e tyre është katastrofale.

Banorët e kësaj lagje për Televizionin Koha theksojnë se shfrytëzojnë rrugë tjerë kur vijnë në shtëpi dhe kur dalin në rrugë tjetër. Rruga e parregulluar me rërë dhe e pjerët për banorët shkakton shumë telashe. Banorët pohojnë se janë të revoltuar nga pritjet që një ditë komuna apo partitë politike të rregullojnë këtë rrugë të tyre, raporton Televizioni Koha.

Banorët theksojnë se disa herë kanë kërkuar por premtimet i kanë marrë vetëm kur kanë qenë zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve as që kanë ardhur ti vizitojnë, transmeton Televizioni Koha.

Banorët kërkojnë që kjo rrugë të asfaltohet sepse me pllaka bekatoni është më e rrezikshme për qarkullim për shkak të pjertësisë që ka, njofton Televizioni Koha.

Në ndërkohë nga komuna e Tetovës për Televizionin Koha, kanë bërë të ditur se janë në kontakt me banorët dhe janë duke biseduar se cilët punë do të kryhen më përpara pasi që sipas autoriteteve të komunës së Tetovës në atë lagje mungon kanalizimi, mungojnë shumë gjëra dhe duhet të shifen se cilët punë janë më prioritare ata do të bëhen, informon Televizioni Koha.

Ndryshe kjo rrugë në tetovë njihet edhe si rruga e UÇK-së e cila është shfrytëzuar gjatë periudhës së luftës në vitin 2001. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *