Home / Lajme / Maqedoni / Rudina Xhunga promovoi në Strugë, “12 Porositë e Arbën Xhaferit”

Rudina Xhunga promovoi në Strugë, “12 Porositë e Arbën Xhaferit”

Strugë, 28 Qershor – Në prani të kryetarit të komunës së Strugës, mysafirëve të shumtë nga Shqipëria, Kosova, ish funksionarëve të PDSH-së, shkrimtarë, historian, gazetarë dhe publicistë, e mirnjohura Rudina Xhunga promovoi librin e saj 12 porositë e Arbën Xhaferit, në qytetin e Strugës.

“Kam suspenduar sedrën. Kështu më tha Arbën Xhaferi kur e pyeta pse dha dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë. Ai shihte përtej, kjo ishte aftësia e tij e madhe. Jemi këtu në Strugë për të rilindur, për të vazhduar aty ku e la Arbën Xhaferi” tha mes tjerash Xhunga në fjalën e saj.

Kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela falenderoi të pranishmit, ndërkohë që gjithashtu foli për figurën e madhe të Arbën Xhaferit të cilin e cilësoi si mësusin e tij dhe udhërrëfyesin politik.

“Ka disa momente kur lodhesh dhe thua mjaft ishte, do ti rikthehem jetës sime. Këto janë momentet kur të zhgënjejnë miqtë, bashkmendimtarët. Por në ato momente të kujtohen figurat e mëdha, miqtë, të kujtohet Arbën Xhaferi që të jep forcë për të vazhduar përpara. Prandaj unë kam vendosur që të vazdhojë edhe 100 vite rrugën e tij, ndërsa 100 vitet tjera do ti kthehem profesionit tim të mjekut. Kështu më mësoi Arbën Xhaferi”, tha Sela para të pranishmive.

Vlen të theksohet pjesmarrja e z.Spartak Braho nga Shqipëria si dhe përfaqësues të ministrisë së punëve të jashtme, ish funksionerëve të PDSH-së, Agim Ramadani, Vlera Ejupi, Rruzhdi Matoshi, Besim Dogani, familjarëve Fatmir Xhaferi, Vjosa Xhaferi, shkrimtarë dhe publicistë si Agim Vinca, Kim Mehmeti, Selami Vinca dhe shumë figura të tjera të njohura nga fusha të ndryshme nga qytetet e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë zhvillimit të këtij eventi, fjalën e morën edhe disa nga të pranishmit të cilët shpalosën kujtimet e tyre dhe folën për figurën e Arbën Xhaferit.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *