Home / Sport / Schumacher zgjohet nga koma

Schumacher zgjohet nga koma

Michael Schumacher është zgjuar nga koma, gjashtë muaj pas aksidentit gjatë skijimit në Francë.

Legjenda e Formula 1 është larguar nga klinika universitare në Grenoble, për të vazhduar shërimin në një spital tjetër.

Sipas Bild, Schumacher tash i dëgjon zërat dhe reagon ndaj prekjes.

“Ai mund të komunikojë me ambientin, sidomos me gruan e tij Corinna dhe fëmijët”.

“Tash gjendja e Schumacher konsiderohet stabile aq sa ai nuk ka nevojë për ndihmën e specialistëve në Grenoble”, thuhet në njoftimin e gazetës.

“Ai nuk është më në koma”, thuhet në komunikatë dhe familja e Schumit i ka falënderuar të gjithë që e kanë mbështetur dhe ka kërkuar mirëkuptim nga gazetarët që të mos ndërhyjnë gjatë trajtimit të tij të mëtutjeshëm.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *