Home / Lajme / Maqedoni / Së pari eksproprijimi pastaj fillojnë punët në Bllagoja Toska (VIDEO)

Së pari eksproprijimi pastaj fillojnë punët në Bllagoja Toska (VIDEO)

Tetovë, 26 Qershor – Hapja e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë do të realizohet në dy faza, njofton Televizioni Koha.

Autoritetet e komunës së Tetovës janë optimist se këtë vit pjesa e parë e këtij bulevardi do të realizohet prej tek Spitali e deri tek shkolla Tekstile që përfshihen hapjen e rrugës ku ka edhe disa shtëpi që duhet të rënohen, njofton Televizioni Koha.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi është shprehur se shumë shpejt do të fillojnë punët për këtë bulevard ndërsa është përzgjedhur edhe firma që do të realizojë punët.

“Neve kemi përgjedhur firmën që do të realizojë punët, kurse njëkohësisht me institucione tjera jemi duke e bërë eksproprijimin e tokës duke patur parasysh faktin që në atë bulevard ka edhe punë që lidhen me çështjet pronësoro juridike dhe sa më shpejt të arrijmë marrëveshje me të gjithë ata që duhet të bëjmë eksproprijimin aq më shpejt do të fillojnë punët kompania është përzgjedhur dhe normalisht pas këtyre procedurave do të fillojnë punët “, tha Teuta Arifi kryetare e komunës së Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë që pjesa tjetër e ngelur e këtij bulevardi që është në gjendje të mjerueshme prej shkollës Tekstile e deri tek bulevardi “Ilinden” pritet që vetëm të sanohet në disa vende, pasi që kjo rrugë është në projektin për zgjerimin e tërë bulevardit dhe e njejta do të rregullohet vitin e ardhshëm. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Carovksa sot jep detaje për funksionimin e punës me dy turne në kopshtet publike

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, sot në konferencë për shtyp do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *