Home / Lajme / Maqedoni / Sekuestrohen 15 kilogram drogë në Bllacë (FOTO)

Sekuestrohen 15 kilogram drogë në Bllacë (FOTO)

Shkup, 03 Qershor – Autoritetet doganore të Maqedonisë zbuluan 15 kilogram drogë marijuanë në vendkalimin kufitar Bllacë.

Droga u gjet në një makinë me targa shqiptare që drejtohej nga shtetasi shqiptar R.D, i cili drogën do ta transportonte nga Kosova në Maqedoni dhe më pas në Serbi.

Vlera e drogës së konfiskuar në tregun evroperëndimor arrin në 45 mijë euro.

Drejtorja e Doganës, Natasha Radeska Krstevska theksoi se shtetasi shqiptar dje kishte hyrë në pikën kufitare Bllacë nga Kosova.

Pas dyshimeve paraprake, policia ka dyshuar në makinën dhe se ka urdhëruar kontrollin e saj.

Pas kontrollit të detajuar, u zbulua droga e fshehur në disa pjesë të makinës.

Shtetasi shqiptar ka pranuar se droga ishte porositur nga një shtetas serb, që punon në Sicili të Italisë dhe se ai duhej ta transportonte ate në Serbi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *