Home / Lajme / Maqedoni / Sela nisi fushatën nga Gostivari, PDSH reagon përmes RDSH

Sela nisi fushatën nga Gostivari, PDSH reagon përmes RDSH

15 qershor-Ndryshe, tubimet e këtilla me qytetarët të cilët e përkrahin nismën e Selës për reformimin e PDSH-së, do të vazhdojnë në Poroj të Tetovës dhe Zajaz të Kërçovës.
Reagon RDSh – Gostivar

Kryetari i Strugës nga Gostivar nisi fushatën për reformimin e PDSH-së, por kundër saj menjëherë reagoi kjo parti përmes RDSH.

Kryetari aktual i komunës së Strugës, Zijadin Sela, sot edhe konkretisht filloi nismën për reformimin e brendshëm të PDSH-së, në tubimin e mbajtur në Çegran të Gostivarit. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe eksponentë të tjerë të PDSH-së, ndër ta edhe këshilltari i PDSH-së në komunën e Gostivarit Mujdin Bilalli, njofton TetovaSot.

“Kjo është një nismë që unë e kam për nder të nisi këtu në Çegran,pakashum ju e dini për çka bëhet fjalë, bëhet fjalë për atë që të gjithë ju e dëshironi, të gjithë anëtarët e PDSH-së e duan fitoren, të gjithë anëtarët duan zgjedhje të hapura për problemet të cilat ikanë, të gjithë duan që kjo platformë politike të gjejë dritë”, tha Sela.

Sipas tij, tashmë të gjithë ne duhet të flasim, duhet të bisedojmë me ata që nuk janë në këto tubime se kjo është rruga që e kemi kërkuar që para 20 vitesh.”Kjo është rruga që të vijmë dhe ti debatojmë të gjithë së bashku hallet dhe problemet që i kemi në mënyrë që së bashku të nxjerrim konkluza dhe së bashku të merremi vesh që bashkërisht t’a mbrojmë njëri-tjetrin më mirë|, tha Sela.

Sipas tij, brenda PDSH-së ka shumë që duan ndryshimin ata duan zëshëm t’i thonë gjërat, por ndoshta po e presin momentin.

“Ne do të mundohemi të demokratizojmë partinë politike në të cilën të gjithë bëjmë pjesë, që t’u japim përparsi vlerëave brenda nesh. Kërkush nuk mund të pengojë sjelljen politike të askujt, liria nis nga secili prej nesh. Në qoftë se ne nuk jemi të lirë t’i themi gjërat brenda për brenda nesh në këto forume, në qoftë se ne nuk jemi të lirë t’i shohim gjërat ashtu si i mendojmë, në qoftë se ne nuk jemi të lirë t’a themi një kundërshtim tonin, nëse ne nuk jemi të lië ta themi mendimin tonë në Kryesinë qenrore, në Kuvend qendror, atëherë ne nuk jemi të lirë dhe nuk jemi të gatshëm të jemi të lirë. Vazhdimisht e përmendin lirinë dhe nga ana tjetër e pengojnë lirinë”, tha Sela, para të pranishmëve në tubimin e sotëm në Çegran të Gostivarit.

Ai më tej dha një shebull për të kuptuar esencën e gjithë nismës së tij “ një i ri i cili para dymbëdhjetë vitesh u bë anëtar i PDSH-së ka qenë 18 vjeçar se atëherë ke të drejtën të anëtarësohesh në një subjekt politik, prej atëherë deri më tani kanë kaluar 12 vite dhe ai është bërë 30 vjeçar, është martuar, ka krijuar familje dhe nuk ka perspektivë. E ka lidh fatin me PDSH-në dhe duhet të presë edhe nja 20 vjet të tjera që Menduh Thaçi të fitojë zgjedhjet”, tha Sela.

Ndryshe, tubimet e këtilla me qytetarët të cilët e përkrahin nismën e Selës për reformimin e PDSH-së, do të vazhdojnë në Poroj të Tetovës dhe Zajaz të Kërçovës.
Reagon RDSh – Gostivar

Rinia Demokratike Shqiptare – Gostivar, si degë e PDSH-së, ka reguar për tubimin e sotëm të Ziadin Selës, që pati me qytetarët e Gostivarit, duke thënë se ai s’ka të drejtë të flet në emër të PDSH-së.

“Lidhur me tubimin që z.Zijadin Sela, ish funksionarë i PDSH-së dhe kryetar aktual i komunës së Strugës, ka realizuar në vendbanimin tonë, jemi të obliguar që opinionit t’i japim sqarrimin sa vijon: Është e drejtë e ç’dokujt , që në ç’do pjesë të këtij vendi të takojë dhe organizojë tubime për të promovuar pikpamjet e veta personale apo grupore, por këtë nuk mund t’a bëjnë në emër të PDSH-së, dhe atyre që mbesin të përcatuar për opsionin politik afatgjatë përplot sfida të përditshme dhe shantazhe. Askush, përfshi edhe z.Z.Sela, nuk mund të pretendojnë të flasin në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, sepse në takimin në fjalë, nuk ka qënë prezent asnjë anëtar aktiv apo funksionarë lokal i PDSH- nëndega Çegran. Dhe për fund, sa për informim, pjesëmarrja nga ana e banorëve të fshatit Çegrani ka qënë shum e vogël”

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *