Home / Lajme / Rajon / Serbët dalin në zgjedhje, “binden” nga Vucic

Serbët dalin në zgjedhje, “binden” nga Vucic

4 qershor-Nuk duam që njerëzit të cilët në mënyrë aktive promovojnë formimin e të ashtuquajturës Ushtri të Kosovës të jenë në gjendje të vendosin drejtpërdrejt rreth kësaj dhe shumë temave tjera të lidhura me jetën tonë”, tha Branimir Stojanovic, nga Lista “Srpska”.

Përfaqësuesit e Listës “Srpska”, pas konsultimeve me Beogradin zyrtar, kanë vendosur të ftojnë qytetarët serb që të votojnë në zgjedhjet e së dielës në Kosovë, më 8 qershor.

Pas vizitës së drejtorit të Zyrës për Kosovën dhe bisedës me kryeministrin Aleksandar Vucic, përfaqësuesit e serbëve nga Kosova kanë vlerësuar se bojkoti është një zgjidhje e keqe.

“Për shkak të përgjegjësisë ndaj popullit serb në Kosovë dhe Metohi, ne kemi vendosur që të shkojmë dhe të votojmë. Nuk duam që njerëzit të cilët në mënyrë aktive promovojnë formimin e të ashtuquajturës Ushtri të Kosovës të jenë në gjendje të vendosin drejtpërdrejt rreth kësaj dhe shumë temave tjera të lidhura me jetën tonë”, tha Branimir Stojanovic, nga Lista “Srpska”.

Sipas medieve serbe, Lista “Srpska”, sot në Shtëpinë e Kulturës në Ranillug do të mbajë tubimin e parë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 8 qershorit. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *