Home / Sport / Shaqiri: Shqiptarë krenohuni me ne

Shaqiri: Shqiptarë krenohuni me ne

Ylli i Kosovës dhe Përfaqësueses helvetike ndihet tejet i lumtur që shqiptarët, veçanërisht ata nga Kosova po i përkrahin.

Xherdan Shaqiri u shpall nga FIFA lojtari i ndeshjes në takimin Zvicër – Ekuador. Ylli i Kosovës dhe Përfaqësueses helvetike ndihet tejet i lumtur që shqiptarët, veçanërisht ata nga Kosova po i përkrahin. 22-vjeçari nga Gjilani thotë se fitorja ndaj Ekuadorit i ka lënë “me këmbë në tokë”.

Të dy ndeshjet e ardhshme i parashikon të vështira. “Fitoren ndaj Ekuadorit ia dedikojë gjithë njerëzve që e përkrahin Zvicrën. Unë jam shumë i lumtur që njerëzit e Kosovës qëndrojnë pas nesh”, deklaroi Shaqiri në një intervistë për gazetën Arena.

Të premten Zvicra luan me Francën, kurse takimin e fundit në grup e zhvillon me modestët e Hondurasit. Një fitore nga dy ndeshjet e radhës e dërgon në 1/8 e finales. Por, a mundet Zvicra sipas Shaqirit të prek çerekfinalen. “Na lejoni të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kjo ishte vetëm një fitore në një ndeshje. Dy takimet tjera po na presin dhe që të dyja janë ndeshje të vështira. Na lejoni t’i bëjmë gjërat ashtu si i kemi bërë qe disa vjet”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *