Home / Lajme / Rajon / SHBA: Çështja e qeverisë i takon liderëve të Kosovës

SHBA: Çështja e qeverisë i takon liderëve të Kosovës

11 qershor-
“Strategjitë dhe diskutimet vendore politike për koalicionet e mundshme janë në përgjegjësinë e liderëve të Kosovës”, tha për “Kohën Ditore” Elie Teichman, zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Çështja e krijimit të koalicionit qeverisës u takon liderëve të Kosovës, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me Qeverinë e Kosovës pa marrë parasysh kush do ta krijojë atë, nëse ajo do të jetë rezultat i një procesi të drejtë, kredibil dhe transparent.Ky është pozicioni zyrtar amerikan i shprehur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të martën pasdite, kur lajmi për nënshkrimin e koalicionit LDK-AAK-Nisma ishte konfirmuar.

“Strategjitë dhe diskutimet vendore politike për koalicionet e mundshme janë në përgjegjësinë e liderëve të Kosovës”, tha për “Kohën Ditore” Elie Teichman, zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

“Sikur që kemi thënë vazhdimisht, Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e gatshme të përfshihet me cilëndo qeveri që rezulton nga zgjedhjet e drejta, kredibile dhe transparente”, tha Teichman.

Ai më tej shtoi: “Presim që të gjithë hapat e ardhshëm në krijimin e një qeverie të jenë konsistentë me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”. (KD/INA)

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *