Home / Lajme / Maqedoni / Shfaqet komedia MBLEDHJE NË PARLAMENT (VIDEO)

Shfaqet komedia MBLEDHJE NË PARLAMENT (VIDEO)

Tetovë, 03 Qershor – Ai tenton për të shpëtuar nga situatat të cilat i krijon vet. Është një komedi e cila e shfaqet planin tjetër, pra planin e degradimit dhe shpërbërjes së moralit të politikanit nga një aspekt tjetër, nga ana tjetër e medaljes”, tha mes tjerash Rushiti.

Mbrëmë në Pallatin e Kulturës në Tetovë është shfaqur komedia “MBLEDHJE NË PARLAMENT” . Kjo komedi është me autor RAY COONEY ndërsa në regji të SULEJMAN RUSHITIt. Në komedinë “MBLEDHJE NË PARLAMENT aktruan Sefedin Shabani, Linda Shabani, Enver Halimi, Mirsad Abazi, Shkelqim Islami, Zarije Jonuzi, Qazmedin Nuredini, Musa Isufi , Aida Elezi, Alma Sadiki.Regjisori i shfaqjes Sulejman Rushiti, duke folur përmbajtjen e komedisë theksoi se autori i tekstit Ray Cooney nxjerr në pah momentet delikate të një ministri i cili duke dashur t’i ik përgjegjësisë publike për veprimet jo të moralshme të tij, inskenon ngjarje dhe përfshinë në to njerëz të cilët paraqiten si viktima të rastit. “Është një komedi situatash që ka në epiqendër një ministër me makinacione të vendosura jo në plan të parë politikën. Ai tenton për të shpëtuar nga situatat të cilat i krijon vet. Është një komedi e cila e shfaqet planin tjetër, pra planin e degradimit dhe shpërbërjes së moralit të politikanit nga një aspekt tjetër, nga ana tjetër e medaljes”, tha mes tjerash Rushiti. Komedia “Mbledhje në Parlament”, nga Teatri i Kumanovës, në ditën në vazhdim do të vazhdon të paraqitet edhe në qytete të tjera të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *