Home / Sport / Shkëndija nis me fitore në miqësore (VIDEO)

Shkëndija nis me fitore në miqësore (VIDEO)

Imeri, Vruçina dhe Nurishi shënojnë golat në fitoren 3:0 përballë Mlladost Carev Dvorit në ndeshjen e parë kontrolluese në Strugë. Kavdanski, Krleski, Mitrov dhe Berisha që në ndeshjen e parë tregojnë se do jenë përforime të qëlluara të ekipit.

Shkëndija ka shënuar fitore 3:0 përballë anëtarit të ri të Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë, në ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të fazës së parë të përgatitjeve që zhvillohen në Strugë. Pa mbushur ende një javë të plotë nga starti i përgatitjeve dhe me disa ditë pas vetes me stërvitje të fokusuara kryesisht në ushtrime force dhe kondicionale, ishte edhe për tu pritur që ‘kuqezinjëve’ do tu mungonte freskia. Në anën tjetër kundërshtari i motivuar që përballë vetes kishte një ekip elitar dhe që do të përfaqësojë vendin në arenën ndërkombëtare, në fillim të ndeshjes vraponin shumë dhe kërkonin të dëshmohen përballë favoritit. Mirëpo klasi i Shkëndijës dhe dallimi i madh në kualitet ishte evident dhe përkundër fakteve të lartëpërmendura, futbollistët ‘kuqezi’ kishin kontroll të lojës dhe krijonin raste për të shënuar. Trajneri i ri Roy Ferençina i cili po shënonte ndeshjen e parë në pankinën e Shkëndijës u dha mundësi për të luajtur të gjithë futbollistëve që kishte në dispozicion, duke dashur të njoftohet më mirë me potencialin që posedon në skuadër, si dhe duke testuar edhe lojtarëve të ri që janë pjesë e juniorëve. 45-të minutat e para të takimit u karakterizuan me një lojë dinamike nga të dyja palët. Pas disa rasteve të humbura ‘kuqezinjtë’ sollën dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë, duke shkuar në pushim me epërsi 2:0. Së pari në minutën e 43-të shënoi Demir Imeri për 1:0, ndërsa vetem dy minuta më vonë pas kombinimimeve të shumta Useini shërben Imerin, ndërsa ky i fundit gjen të vetmuar në zonë Bojan Vrucinën, që realizon për 2:0. Në pjesën e dytë trajneri Ferençina bëri disa zëvendësime, duke u dhënë mundësi për debutim përforcimeve të fundit Berishës dhe Mitrovit, me këtë të fundit që u dallua me disa depërtime problematike për kundërshtarin, ndërsa nga fillimi në lojë ishin Deni Krleski dhe Martin Kandanski,që zhvilluan gjithë 90-të minutat dhe ishin shtyllat kryesore të mbrojtjes ‘kuqezi’. Minuta e 65-të sjell rast ideal për Erblin Shaqirin, që provoi në mënyrë akrobatike me gërshërë, mirëpo pa mundur të gjejë portën. Vetëm dy minuta më vonë ‘kuqezinjtë’ shfrytëzojnë gabimin e mbrojtjes kundërshtare dhe shënojnë për 3:0. Gabim i mbrojtjes kundërshtare para zonës, ndërsa Elvir Nurishi me goditje precise dërgon topin në rrjetën e Mlladostit. Formacioni ‘kuqezi’ për pak sa nuk solli golin e katërt, mirëpo tentimi i Kurtishit nga gjuajtja e lirë pritet nga portieri i Mlladostit. Deri në fund të ndeshjes anëtari i ri i Ligës së Dytë sikur humbi forcën, ndërsa Shkëndija humbi të tjera mundësi shënimi, me theks të veçantë kansoja e Nurishit me kokë që shkoi vetëm skaj portës dhe la të pëndryshuar rezultatin final 3:0. Stafi teknik i Shkëndijës mbeti i kënaqur me paraqitjen e ekipit, duke ditur se kjo ishte vetëm ndeshja e parë kontrolluese, ndërsa sigurisht se periudhën që pason përmes seancave stërvitore do të tentohet që të eliminohen mangësitë e shfaqura në këtë ndeshje. Ekipi vazhdon përgatitjet në Strugë, ku do të qëndrojë ditën e hënë, kur përballë Dritës së Bogovinës do të zhvillohet ndeshja e dytë kontrolluese para se ekipi të kthehet në Tetovë.

KF Shkëndija – Mlladost C.D. 3:0 (2:0)
Arbitër: Jovan Kaceski
Ndihmës: Razmë Bakcareski dhe Raif Mirsellovski
Golashënues: Imeri 43’, Vruçina 45’ dhe Nurishi 67’ (Shkëndija).
Kartona të verdhë: Pollozhani 45′ dhe Taipi 60′
Kartona të kuq: /
KF Shkëndija: 30. Jovanovski, 55. Miliev, 24.Kavdanski, 15. Krleski, 5. Bejtullai, 8.Pollozhani, 22.Useini, 18. Junior, 11. Imeri, 9.Fazliu, 10. Vrucina
Luajtën edhe: 14.Nurishi, 20. Taipi, 23.Berisha, 7.Kurtishi, 21.Mitrov, 6.Selmani, 29. Asani, 3.Hasani, 19. Shaqiri, 28.Luma

KF Mlados Carev Dvor: Mamudovski, Taleski, Strezovski, Panovski, Nedanovski, Veljanovski, Volfçefski, Talevski, Nikollovski, Daraliovski, Ismaili.
Laujtën edhe: Sokolovski, Josifovski, Adnan.

Burimi: kfshkendija.com

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *