Home / Sport / Shkëndija optimiste për të sulmuar Zimbrun (VIDEO)

Shkëndija optimiste për të sulmuar Zimbrun (VIDEO)

Shkëndija me atmosferë pozitive dhe optimizëm të shtuar pret takimin e të martës me Zimbrun, në kuadër të xhiros së parë kualifikuese të Ligës Evropa. Trajneri Ferençina, kapiteni Artim Pollozhani dhe sulmuesi Bojan Vruçina reflektuan pozitivitetin e ekipit dhe dëshirën për fitore në takimin e nesërm.

Optimizëm, besim dhe dëshirë e madhe për fitore ndjehet në taborin e Shkëndijës para ndeshjes së parë të eliminatoreve të Liga Evropës të martën me Zimrun e Moldavisë. Nën emocionet e organizimit për përcjelljen e ekipit dhe dorëzimin e autobusit të klubit nga ana e pronarëve dhe mbështetjes së madhe që ekipi mori sot nga tifozët, të takimin me gazetarë mbizotëroi optimizmi për rezultat pozitiv. Trajneri Roy Ferençina, kapiteni Artim Pollozhani dhe sulmuesi Bojan Vruçina folën para gazetarëve për pritjet e tyre për takimin e të martës.

“Besojmë se jemi të përgatitur dhe të gatshëm për ndeshejn ndaj Zimbru-t. Është pozitiv fakti që luajmë në ‘teren vendas’ dhe në prani të tifozëve tanë, me atë që do të ishte edhe më mirë nëse loja do të luheshte në Tetovë. Megjithatë, besoj se me përgatitjet që kemi bërë do të arrijmë që t’i kalojmë moldavët”, deklaroi shefi i stafit teknik Roy Ferençina, i cili në insistim të gazetarëve të pranishëm tregoi edhe formacionin me të cilin do të nisë ndeshjen.

“Sa i përket formacionit mendoj se është korekt të kumtojmë pasi tani më nuk kemi dyshime në këtë plan. Do të startojmë me Jovanovskin në portë, mbrojtjen do ta përbëjne Bejtullai, Miliev, Berisha dhe Murati, në mesfushë do të jenë Pollozhani, Useini e Selmani, ndërsa në krahë dhe në sulm do të jenë Zhunior, Mitrov dhe Vruçina. Gjatë fazës përgaditore kemi studiuar ekipin kundërshtar dhe jemi të informuar në lidhje me anët e dobëta dhe të forta të tyre”,tha Ferençina. Kapiteni i ekipit Artim Pollozhani përcolli atmosferën pozitive që mbizotëron në ekip.

Ekipi i Shkëndijës në këtë mënyrë është përcjellë drejt Shkupit ku sonte në orën 19:15 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ do të zhvillojë seancë stërvitore, ndërsa më pas ekipi mbyllet në karantin ku do të presë përballjen me Zimbru Chisinau të Moldavisë të marët në orën 18:00 në Shkup në kuadër të xhiros së parë kualifikuese të Liga Evropës. Kjo do të jetë ndeshja e pestë e Shkëndijës në Evropë, ndërsa në katër takimet ‘kuqezinjtë’ kanë regjistruar 3 humbje dhe një barazim. Tani besohet se pjesëmarja e tretë në Evropë do të sjellë edhe fitoren e parë dhe kualifikimin historik në raundin e dytë.

Në një atmosferë impozante dhe në pranië të një numri të konsiderueshëm të qyetetarëve dhe tifozëvë, pronari i KF Shkëndija, z. Lazim Destani, i ka dhuruar klubit autobusin modern si një motiv shtesë para paraqitjes së skuadrës në eliminatoret e Liga Evropës. Një ditë para përballjes me Zibrun e Moldavisë, pronarët dhe kryesia e Shkëndijës organizuan një tubim rasti dhe me prani të tifozëve përcollën skuadrën drejt Shkupit, ku të martën do të zhvillohet sfida e parë evropiane e Shkëndijës nën ombrellën e kompanisë ‘Ecolog’. Në tubimin e organizuar për dorëzimin e autobusit dhe përcjelljes së ekipit pronari i Shkëndijës, z. Lazim Destani, mes tjerash tha se ky gjest i tij ka për qëllim motivimin e ekipit para paraqitjes së rëndësishme në Evropë, si dhe krijimin e kushteve sa më të mira për të ardhmen.

“Të dashur futbollistë, udhëheqësi e klubit, të dashur tifozë, ‘Ballistë’ dhe gjithë ju që jeni tubuar këtu sot për këtë eveniment që shënon fillimin rrugës Evropiane me klubin tonë të zemrës. Mua më kujtohet para një viti po në këtë vend, ishit tubuar një numër i madh dhe me këmbëngulje kërkonit ekzistencën e klubit të zemrës. Dhe ne u përgjigjëm me ‘PO’. Kjo ishte diçka që u realizua bashkë me ju, duke nisur nga udhëheqësia e klubit, futbollistët e dalluar dhe me përcjelljen e ‘Ballistëve’ në çdo lojë. E mbështetëm ekipin fitore pas fitore për të arritur këtu ku jemi sot. Është një festë dhe kënaqësi e madhe që edhe e kemi pritur. Për këtë dhuratë unë u përkujdesa që të jetë më e veçuar se çdo autobus tjetër. Personave të cilët duhej ta zgjedhin u thash që të jetë njejtë me atë të Barcelonës, Real Madridit apo Bayerin të Munihut. Besoj ashtu si që e shihni edhe vetë, kjo u realizua. Autobusi tani më është këtu dhe sonte së bashku me lojtarët dhe stafin teknik do të nis rrugën e Evropës”, u shpreh pronari i KF Shkëndija, z. Lazim Destani, i cili menjëherë pas kësaj i dorëzoi kryetarit të klubit, z. Jetmir Bexheti çelësin e autobusit që automatikisht kaloi në pronësi të klubit.

Paraprakisht nën brohoritje të përbashkët me tifozët e pranishëm u ftuan një nga një të gjithë futbollistët të paraqiten në skenë, duke u dhënë kështu veçmas secilit mbështetjen para paraqitjes në Liga Evropa. Pas fotografimit të përbashkët të pronarit dhe kryetarit me ekipin para autobusit të klubit, të gjithë të pranishmit kishin mundësi që të shohin nga afër dhuratën e sponsorit me të cilën në ardhmën do të udhëtojë skuadra.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *