Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, 31 aksidente gjatë vikendit

Shkup, 31 aksidente gjatë vikendit

Shkup, 16 Qershor – Nëpër rrugët e Shkupit gjatë vikendit kanë ndodhur gjithsej 31 aksidente trafiku. Të premten, kanë ndodhur gjithsej 12 aksidente trafiku.

Pesë prej tyre janë me pasoja dëme materiale dhe shtatë me pasoja lëndime trupore në të cilat më lehtë janë lënduar tre shoferë, një këmbësorë, tre pasagjerë dhe dy motoçiklistë. Ka ndodhur edhe një aksident me dëm të vogël material në të cilat është përmbushur Raporti evropian. Ndërsa të shtunën kanë ndodhur 11 aksidente trafiku.

Pesë prej tyre janë me pasoja dëme materiale dhe pesë me pasoja lëndime trupore në të cilat më lehtë janë lënduar një shofer, dy këmbësorë, një pasagjerë dhe dy motoçiklistë. Ka ndodhur edhe një aksident në të cilën një person është lënduar rëndë. Dje në rrugët e Shkupit kanë ndodhur tetë aksidente trafiku.

Katër prej tyre janë me pasoja dëme materiale dhe një me pasoja lëndime trupore në të cilin aksident janë lënduar dy persona. Dje ka ndodhur edhe një aksident me lëndime të rënda, në të cilën më rëndë është lënduar një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar më lehtë. Kanë ndodhur edhe dy aksidente ku ka pasur të vdekur.

Aksidenti i parë ka ndodhur në orën 4:30 në rrugën rajonale Shkup – Petrovec, në vendin e quajtur Trubarevë, ku janë përplasur një veturë e tipit “Opel vektra” me targa të Velesit, dhe një automjet i tipit “Jugo” me targa të Shkupit. Në këtë aksident është lënduar rëndë shoferi i “Jugos”, i cili është dërguar në spitalin e qytetit ku pas një kohe të shkurtër iu është nënshtruar lëndimeve.

Në aksident gjithashtu një person është lënduar rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore. Aksidenti i dytë ka ndodhur në orën 9:40 në afërsi të fshatit Gllumovë, në afërsi të varrezave në Matkë të epërme. Në këtë aksident një kamion i tipit “Mercedes” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin është përmbysur dhe si pasojë një nga pasagjerët ka humbur jetën.

Policia gjatë vikendit ka sanksionuar shoferë të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 35 shoferë të cilët nuk kanë respektuar limitin e shpejtësisë së lëvizjes, prej tyre 14 kanë qenë me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vendbanim, katër shoferë të cilët nuk kanë respektuar shenjat e sinjalizimit dhe 61 shoferë të cilët kanë qenë me leje qarkullim të skaduar ose pa patentë shofer. Me ndihmën e automjetit special “Merimanga” janë larguar 83 vetura të cilat kanë penguar rrjedhën normale të komunikacionit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *