Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, thirrje për protestë ‘stop rasteve të montuara”

Shkup, thirrje për protestë ‘stop rasteve të montuara”

6 qershor-Të lodhur nga gënjeshtrat dhe manipulimet e partive politike, vendosëm që protestat t’i bëjmë pa përkrahjen e asnjërës parti politike. Nëse mendon se nuk dëshiron të dalësh, atëherë pyete vetën : Si do të ishte situate sikur gruaja apo nëna yte ti bënte kafe shkaut, duke qenë ti prezent me pranga në duar. Stop nënçmimit, eja edhe ti”, theksohet në mesazhin e organizatorëve të protestës.

Në Shkup për sot është thirrur një protestë me moton “Stop Rasteve të Montuara”, në organizim të një nisme të qytetarëve. Organizatorët kanë thirrur qytetarët për protestën që do të zhvillohet pas lutjeve të së premtes nga xhamia “Jahja Pasha” në Shkup.
Protesta është thirrur kryesisht përmes disa afisheve të shpërndara nëpër rrjetet sociale, kryesisht në facebook.
“Të lodhur nga gënjeshtrat dhe manipulimet e partive politike, vendosëm që protestat t’i bëjmë pa përkrahjen e asnjërës parti politike. Nëse mendon se nuk dëshiron të dalësh, atëherë pyete vetën : Si do të ishte situate sikur gruaja apo nëna yte ti bënte kafe shkaut, duke qenë ti prezent me pranga në duar. Stop nënçmimit, eja edhe ti”, theksohet në mesazhin e organizatorëve të protestës. Deri tani nuk është prononcuar askush lidhur me organizimin e kësaj proteste, e cila ngjason me protestat e vitit të kaluar, kur ato morën hov nëpër Shkup, dhe kryesisht kishin tubuar të rinj nga kryeqendra

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *