Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi dy zëvendësministra Tetova një (VIDEO)

Shkupi dy zëvendësministra Tetova një (VIDEO)

Tetovë, 13 Qershor – BDI-ja vazhdon të shqyrtojë emrat e mbi 120 funksionarëve që duhet ti delegojë nëpër postet e zv/ministrave, sekretarëve shtetërorë dhe drejtorëve.

Kryesia Qendrore e BDI-së në bashkëpunim me përfaqësuesit e degëve po harton ndarjen proporcionale të sektorëve. Jozyrtarisht mësohet se Shkupi do të përfaqësohet me dy zv/ministra, ndërsa Tetova dhe Struga me nga një. Shkupit duhet ti takojë zv/ministri i mbrojtjes, post i cili do ti takojë degës së Sarajit dhe njëri nga zv/ministrat e Transportit ose Financave. Zv/ministër i njërit nga këto dy dikastere pritet të jetë Arben Llabënishti nga Struga. Ndërkohë posti i zv/ministrit të brendshëm i takon degës së Tetovës. Postet në eshalonin e dytë dhe të tretë do të shfrytëzohen për të amortizuar pakënaqësitë e mundshme në degët e BDI-së, pas bërjes publike të ministrave dhe zv/kryeministrave. Ajo që bie në sy është se numri më i madh i ekzekutivit i është ndarë kuadrove nga Tetova dhe Gostivari, 3 ministri dhe 1 zv/kryeministër. Shkupit i është ndarë vetëm 1 ministri, edhe pse në mandatin e kaluar kuadro nga kryeqyteti drejtonin dy resorë. Nëse merren votat si kriter, rezultatet nuk janë as afër raportit 4:1 në favor të rajonit Pollogut, siç është reflektuar në postet e ekzekutivit. BDI-ja në Tetovë, Gostivar dhe komunat në rrethinë ka grumbulluar gjithsej 53 mijë vota. Ndërsa vetëm në Shkup dhe rrethinë partia e Ahmetit ka marrë gjithsej rreth 45 mijë vota. Përfaqësues në postet më të larta të ekzekutivit do të kenë edhe Kërçova me një zv/kryeministër dhe Likova me një ministër. Përveç për ndarjen proporcionale të posteve nëpër degë, BDI-ja është përballur me pakënaqësi edhe rreth kuadrove, për shkak të lënies jashtë Qeverisë ish pjesëtarët e UÇK-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *