Home / Lajme / Rajon / Shuhet ikona e humorit ‘Mixha Ramë’

Shuhet ikona e humorit ‘Mixha Ramë’

9 qershor-I ndjeri një kohë të gjatë ka punuar si redaktor përgjegjës i programit humoristik në ish Radio Prishtinë ndërsa kohëve të fundit ishte angazhuar si redaktor në programin kulturo arsimor në Radio Kosovë.

Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 75 vjeçare, ndërroi jetë artisti i njohur Fitim Domi – Mixha Ramë. I ndjeri një kohë të gjatë ka punuar si redaktor përgjegjës i programit humoristik në ish Radio Prishtinë ndërsa kohëve të fundit ishte angazhuar si redaktor në programin kulturo arsimor në Radio Kosovë. Fitim Domi njihet për rolin e tij si Mixha Ramë në shumë programe humoristike. Faruk Tasholli shkruan se ky lajm më pikëlloi, pasi Fitimin, sado me diferencë të madhe në moshë, e kisha nga kolegët më të dashur dhe jo rrallë, bashkëpunonim bashkë në realizimin e emisionit javor Ora gazmore në Radio Prishtinë. Ai ishte një artist i dashur, popullor, por edhe intelegjent në jetë. Bashkëpunimi me të ishte fare i lehtë.Në kulturën shqiptare, pos humorit, kultivoi edhe këngët e lehta, pasi ai ishte edhe bir i këngëtares së parë në Kosovë që regjistroi këngë në Radio Prishtinë Zyhra Mulës. Fitim u rrit me Radio Prishtinën, por ishte edhe një emblemë e emisioneve kulturore të këtij institucioni. Ai me humorin e tij ushqeu emocionalisht shumë breza, me personazhin që u bë më i njohur se emri i tij – Mixha Ramë, emërtim ky i bërë nga shkrimtari tashmë i ndjerë, Rifat Kukaj, një nga gdhendësit e këtij personazhi të dashur, që kur nuk mund të thuheshin seriozisht gjërat, Fitim Domi i thoshte me humor, shkruan Faruk Tasholli

Gjithashtu lexo

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *