Home / Sport / Sonte nis kampionati botëror i futbollit ‘Brazil 2014’ (FOTO)

Sonte nis kampionati botëror i futbollit ‘Brazil 2014’ (FOTO)

Kampionati Botëror “Brazil 2014” do të nisë sot me ndeshjen hapëse mes vendasve të Brazilit dhe Kroacisë.

32 kombëtare do të luajnë për një vend në finalen e madhe në Rio më 13 korrik. Yjet nga e gjithë bota do të parakalojnë një e nga një duke i bërë të gjithë të ëndërrojnë për topin për një muaj të tërë.

Ndeshja, e cila do të nisë në orën 22:00, do të paraprihet nga një ceremonia madhështore e hapjes së këtij turneu. Një ndeshje shumë spektakolare, ku nikoqirët do të përballen me Kroacinë.

Hapjen e ceremonisë do ta bëjë ylli botëror i muzikës Jenifer Lopez e shoqëruar nga Pitbull dhe brazilianen Claudia Leite, me himnën e kampionatit “We are One”.

“Më lejoni t’ju them se erdhi momenti. Kjo Kupë Bote është e jona”, ka thënë trajneri i Brazilit, Luis Felipe Scolari të mërkurën.

Seleçao cilësohet nga të gjithë si kombëtarja favorite për fitimin e Botërorit por pengesa ballkanase nuk do të jetë e lehtë për ta, ashtu siç nuk ishte e lehtë dhe në 2006, kur u nevojit një gol i Kakas, për të mundur Kroacinë, që arritjen e saj më të madhe në një botëror e ka regjistruar në Francë 1998, teksa eliminohej në gjysmëfinale nga gjelat e Aime Jacquet.

Megjithëse na ndajnë vetëm pak orë nga starti i këtij kompeticioni madhështorë, jo gjithçka është në rregull. Përveç protestës së punëtorëve të metrosë në Sao Paulo, punonjësit e tre aeropoteve në Rio de Janeiro kanë bërë thirrje për një grevë 24 orëshe, duke kërkuar rinovim të kontratave të punës.

Por Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, tha se vendi i saj është gati për të pritur Botërorin. Në një dalje televizive, ajo tha se pesimistët janë mundur nga vendosmëria e popullit brazilian.
Përballjet në 12 stadiume

Përballjet e këtij kampionati do të luhen në 12 stadiumet e qyteteve të vendit, ku më i vogli ka kapacitet prej 38 mijë shikuesve, ndërsa më i madhi 75 mijë shikues. Për rregullimin dhe rindërtimin e këtyre stadiumeve janë harxhuar 3,6 miliardë dollar, ndërsa vlera e përgjithshme e harxhimeve për organizimin e kampionatit ka shkuar në 11 miliardë dollarë.

Përmbytje me fillimin e kampionatit, 11 të vdekur

Së paku 11 veta kanë humbur jetë në përmbytjet që kanë përfshirë shtetin jugor Paran të Brazilit, ndërsa qindra mijëra njerëz janë larguar nga kryeqyteti i këtij shteti të njohur si Kuribite, ku gjendet baza kryesore e kombëtares së Spanjës. Ekipi spanjol të dielën ka udhëtuar në Kuribite, para ndeshjes së parë me Holandën. Vërshimet kanë rrezikuar shumë vendbanime në kryeqytet dhe se 33 mijë veta janë evakuuar.

Legjenda braziliane Pele favorizon Gjermaninë

Legjenda e futbollit brazilian, Pele në Botërorin 2014, favorizon Gjermaninë. Sipas tij, Gjermania ka një skuadër shumë të fortë.
-Unë mendoj se Gjermania mund të triumfon. Ata janë duke pritur shumë vite për të marrë titullin e katërtë, ka thënë Pele.
-Ata kanë një ekip shumë të fortë dhe lojtarë të cilët kanë sajuar lëndimet e tyre në kohën më të mirë, vetëm pak kohë para së të nisin garat, tha ai.
Pele nga gara për trofeun e Botërorit 2014 nuk e ka përjashtuar as Argjentinën, e cila sipas tij, ka lojtarë të shquar si Messi, Aguero e Higuain.

Beckenbauer: Gjermania do ta fitoj botërorin

Franz Beckenbauer beson se Kombëtarja gjermane mund të triumfojë në Kampionatin Botëror në Brazil. Zyrtari i lartë i Bayern Munichun mbështet skuadrën e selektorit Joachim Loë, që të luftojë për titullin e kampionit në shtetin e Amerikës së Jugut. “Nëse një skuadër evropiane duhet të fitojë Kampionatin Botëror atëherë do të mbështetesha tek Gjermania”, deklaroi Beckenbauer për “Kicker”. “Për faktin se skuadra jonë e tanishme përbëhet nga një gjeneratë e mirë dhe ka ardhur momenti i tyre, që të fitojnë një garë të rëndësishme. Brazili? Ata janë skuadra që duhet mposhtur, në shtëpi, më tepër se kurrë”, përfundoi Beckenbauer.

Shkencëtarët gjermanë: Spanja kampione e botës

Nëse futbolli do të ishte matematikë, siç është shkenca, atëherë mund të konfirmonim ende pa nisur Botërori se Spanja do të jetë kampione e botës edhe në “Brazil 2014”.
Universiteti Frei dhe disa universitete të tjera gjermane kanë llogaritur sipas metodave të tyre se “Stuhia e kuqe” do ta mbrojë fronin e tyre, duke përfshirë këtu edhe renditjen e FIFA-s, paraqitjet historike të këtyre kombëtareve dhe statistikat e lojtarëve që kanë në përbërje. Konkluzioni thekson se Spanja do të mundë në finale Gjermaninë, të cilat do të mundin në gjysmëfinale respektivisht Brazilin dhe Argjentinën.

Fuleko – ikona e botërorit 2014

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *