Home / Lajme / Maqedoni / Sot takohen Gruevski dhe Zaevi

Sot takohen Gruevski dhe Zaevi

24 qershor-Seanca në të cilën duhej të vërtetoheshin dorëheqjet, u anulua me qëllim gjetjen e një gjuhe të përbashkët për zgjidhjen e ngërçit politik. LSDM-ja nuk heq dorë nga kërkesat e saj; ajo e formimit të një qeverie teknike e cila do të organizonte zgjedhje të reja. Por, VMRO-ja e refuzon kategorikisht një gjë të tillë.

Sot në tryezën e negociatave pritet të ulen Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev. Takimi vjen pasi deputetët e LSDM-së refuzuan të pranojnë mandatet parlamentare duke ofruar dorëheqje, edhe pse dorëheqjet e tyre ende nuk janë pranuar nga Kuvendi. Seanca në të cilën duhej të vërtetoheshin dorëheqjet, u anulua me qëllim gjetjen e një gjuhe të përbashkët për zgjidhjen e ngërçit politik. LSDM-ja nuk heq dorë nga kërkesat e saj; ajo e formimit të një qeverie teknike e cila do të organizonte zgjedhje të reja. Por, VMRO-ja e refuzon kategorikisht një gjë të tillë.

“Pres që të fillojnë bisedimet me të cilat LSDM-ja, kur të përfundojë, do pushojë së shkaktuari dëm shtetit”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër. Alsat-M

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *