Home / Lajme / Maqedoni / Sot vendimi për procesin ‘Monstra’

Sot vendimi për procesin ‘Monstra’

30 qershor-Prokuroria kërkoi nga trupi gjykues dënim me burg të përjetshëm për të gjithë shtatë të akuzuarit në këtë proces, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi të hidhen poshtë akuzat, për mungesë provash.

Gjykata Themelore Shkup I sot pritet të japë vendimin për procesin gjyqësor “Monstra”.

Pasi Gjykata e shtyu zbardhjen e vendimit, për arsye shëndetësore të gjykatësit kryesor, Ivica Stefanovski, trupi gjykues do të lexojë, përfundimisht, sot aktgjykimin për gjyqin mbase, më delikat, deri tani.

Prokuroria kërkoi nga trupi gjykues dënim me burg të përjetshëm për të gjithë shtatë të akuzuarit në këtë proces, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi të hidhen poshtë akuzat, për mungesë provash.

Dy nga të akuzuarit kryesorë, Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, ndodhen ende në burg në Kosovë, duke vuajtur dënimin për armëmbajtje pa leje.

Të akuzuarit ngarkohen me veprën “terrorizëm”, për vrasjen e pesëfishtë të kryer në muajin prill të vitit 2012, në fshatin Smillkovcë të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *