Home / Lajme / Maqedoni / Sot votohet qeveria e re

Sot votohet qeveria e re

19 qershor-Në programin e Qeverisë së re, që Gruevski ia dorëzoi Kuvendit së bashku me propozimin për përbërjen e re të Qeverisë, theksohet se në periudhën e viteve 2014-2018, Qeveria mbetet në kahjen e konfirmuar për realizimin e prioriteteve dhe qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta zgjedhë qeverinë e re. Mandatari Nikolla Gruevski para dhjetë ditëve e dorëzoi programin dhe përbërjen e Qeverisë së re në Kuvend, pasi partia e tij VMRO-DPMNE-ja arriti marrëveshje për koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim.

VMRO DPMNE-ja dhe BDI-ja e vazhdojnë koalicionin dhe përsëri bashkërisht formojnë Qeveri.

Në programin e Qeverisë së re, që Gruevski ia dorëzoi Kuvendit së bashku me propozimin për përbërjen e re të Qeverisë, theksohet se në periudhën e viteve 2014-2018, Qeveria mbetet në kahjen e konfirmuar për realizimin e prioriteteve dhe qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë.

Mandatari Gruevski, për ministër të Mbrojtjes e propozoi ambasadorin e deritanishëm Zoran Jolevski, për ministër të Punëve të Brendshme Gordana Jankullovskën, të Drejtësisë Adnan Jasharin, të Punëve të Jashtme Nikolla Poposkin, të Financave Zoran Stavreskin, të Ekonomisë Bekim Nezirin, të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihail Cvetkovin, të Shëndetësisë Nikolla Todorovin, të Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademin, të Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasovin, të Vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabanin, të Kulturës Elizabeta Kançevska Milevska, tër Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovskin, të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievskin dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Nurhan Izairin.

Për ministra pa portofol janë propozuar Vlladimir Peshevski, Fatmir Besimi, Musa Xhaferi, Furkan Çako, Nexhdet Mustafa, Vele Samak, Bil Pavlevski, Xheri Naumof, Vifar Fida dhe Goran Mickovski.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *