Home / Lajme / Maqedoni / Starton linja ujore nga Ohri në Pogradec dhe anasjelltas

Starton linja ujore nga Ohri në Pogradec dhe anasjelltas

Ohër, 16 Qershor – Pas shumë peripecive, anulimeve dhe spekulimeve të shumta nga të dy palët-Maqedoni dhe Shqipëri, më në fund nesër më 17 qershor do të startojë linja ujore nga Ohri për në Pogradec dhe anasjelltas.

Përkundër përpjekjeve të kryetarëve të komunave pranë bregut të liqenit Strugë, Ohër dhe Pogradec, që kjo linjë të vihej në funksion shumë vite më përpara, që ishte premtuar nga ministrat e transportit të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Mile Janakijevski dhe i ndjeri Sokol Olldashi, për shkaqe dhe arsye objektive e subjektive, kjo nismë do të konkretizohet ditën e nesërme me nisjen e anijes së parë në këtë relacion.

Kjo linjë ujore, është synim i zgjerimit të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe në masë të madhe të kontribuojë në rritjen e ofertës turistike gjatë sezonit veror në të dy anët e brigjeve të Liqenit të Ohrit.

Në grupin e parë të udhëtarëve të kësaj linje, do të jenë kryesisht zyrtar nga komuna e Ohrit me në krye, kryetarin Nikolla Bakraçevskin, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike nga komuna e Ohrit, biznesmen dhe grupi i gazetarëve që do të shoqëroj ekspeditën e parë të rrugëtimit-lundrimit të anijes në hapje të kësaj linje ujore.

Po ashtu, është paralajmëruar se pjesë e ekspeditës do të jetë, – ose së paku do të jetë i pranishëm në nisjen e anijes edhe ministri i transportit Mile Janakijevski, ndërsa nga pala shqiptare, në portin e Pogradecit nikoqir do të jenë kryetari i Bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi dhe ministri i transportit të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.

Kapiteni i Kapitanerisë në Ohër, Goran Ustijanoski deklaroi për INA se tani për tani kjo linjë është sa për një fillim të mbarë të funksionimit.

“Pastaj pronarët e anijeve do të organizojnë udhëtime sipas orareve të caktuara, ku paraprakisht do të evidentohen udhëtarët, duke pas parasysh se aty akoma nuk është ndërtuar-vendosur pika e kalimit kufitar dhe shërbimeve tjera si ato doganore etj që janë pjesë e pikave të kalimit kufitar ndërmjet dy vendeve”, theksoi Ustijanoski.

Sipas tij, Struga nuk është përfshirë në këtë linjë lundrimi, përkundër faktit se paraprakisht ishte paraparë linja Ohër-Strugë-Pogradec dhe anasjelltas.

Bëhet e ditur se me rastin e fillimit të funksionimit të kësaj linje ujore, në ceremoninë e rastit, nuk është ftuar asnjë përfaqësues nga komuna e Strugës, përfshirë edhe vetë kryetarin e komunës, Ziadin Sela. Sido që të jetë, është ky një hap drejtë një shkalle të lartë të liberalizimit të regjimit të kalimit kufitar, që është intencë e shoqërisë së sotme drejtë një Evrope pa kufij.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *