Home / Lajme / Rajon / Suedia 400 milion euro për Ballkanin, përjashtohet Maqedonia

Suedia 400 milion euro për Ballkanin, përjashtohet Maqedonia

03 Qershor – Suedia do të jap 400 milion euro në formë të ndihmës për vendet e Ballkanit për të kryer reformat e nevojshme si pjesë e integrimit në BE.

Por, Maqedonia është një nga vendet e vetme aspirante që është përjashtuar nga kjo ndihmë. Siç bëhet e ditur në lajmin e Reuters, fondet do të ndihmojnë Shqipërinë, Bosnjë – Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë, ndërsa ato do të ndikojnë në reformimin e gjyqësorit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për çështje të administratës publike.

Ndërkohë, nuk bëhet e ditur se cilat janë arsyet e përjashtimit të Maqedonisë nga ky fond suedez, që kap shifra të larta.

Fondi i miratuar u paralajmërua nga ambasadori suedez në Sarajevë, Fredrik Schiller, sipas të cilit Serbia dhe Bosnja do të marrin fonde shtesë për përmbytjet. Ai nënvizoi se vetëm për Bosnjën do të sigurohen 100 milion euro nga Suedia.

Ritmi i ngadaltë i reformave në Ballkanin Perëndimor dhe zbehja e entuziazmit në BE për zgjerimin e mëtejshëm, ka mbajtur këto vende prapa nga bashkimit me bllokun, shkruan Reuters.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *