Home / Lajme / Maqedoni / Tahir Hani zëvendësekretar Qeverie

Tahir Hani zëvendësekretar Qeverie

12 qershor-Kjo, për të pasur një hallkë lidhëse mes Kryesisë Qendrore dhe Qeverisë, por edhe ndjekje më të mirë të zbatimit të politikave dhe programit. Ende nuk kemi diskutuar në parti…. Me siguri pozicionet e zv/ministrave dhe sekretarëve shtetërorë do të ndahen nëpër zona, për përfshirje edhe të zonave që nuk janë të përfaqësuara në eshalonin e parë”, thonë nga BDI-ja.

BDI-ja ende nuk ka vendosur për emrat e zv/ministrave, sekretarëve shtetërorë dhe drejtorëve. Nga partia e Ahmetit thonë se po vijon procesi i shqyrtimit të emrave, dhe ndarja e posteve nëpër degë, me qëllim që të gjitha rajonet të jenë të përfaqësuara denjësisht nëpër institucione. Deri tani është vendosur vetëm posti i zv/sekretarit të Qeverisë, që do t’i takojë Tahir Hanit, i cili do të jetë lidhja për materializimin e politikave partiake në projekte qeveritare.

“Sekretari për zbatimin e politikave të BDI-së, Tahir Hani do të jetë zv/sekretar i Qeverisë. Kjo, për të pasur një hallkë lidhëse mes Kryesisë Qendrore dhe Qeverisë, por edhe ndjekje më të mirë të zbatimit të politikave dhe programit. Ende nuk kemi diskutuar në parti…. Me siguri pozicionet e zv/ministrave dhe sekretarëve shtetërorë do të ndahen nëpër zona, për përfshirje edhe të zonave që nuk janë të përfaqësuara në eshalonin e parë”, thonë nga BDI-ja.

Burime brenda BDI-së thonë se dy nga postet e zv/ministrave duhet t’i takojnë Shkupit, pas lënies së kryeqytetit me një ministri më pak në mandatin e ri. Gjithashtu, zv/ministër pritet të kenë edhe Struga dhe Tetova. Proporcionalisht do të ndahen edhe postet e tjera. Gjithsej partia e Ahmetit duhet të delegojë 123 emra që do të kryejnë funksione zyrtare këtë mandat. Deri tani janë publikuar vetëm emrat e zv/kryeministrave dhe ministrave.ALSAT

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *