Home / Lajme / Maqedoni / Të dy palët të pakënaqur

Të dy palët të pakënaqur

30 qershor-Të pakënaqur nga aktvendimi ngelën edhe familjarët e të viktimave. Ata thonë se pas vrasjes së bijve të tyre qëndrojnë 5 persona të cilët i di shteti, por që mbahen të fshehtë dhe nuk ndiqen nga drejtësia. Gjithashtu familjarët e viktimave u shprehën të revoltuar për lirimin e Sejdi Rami, për të cilin gjykata nuk arriti ta gjejë lidhje me të akuzuarit e tjerë.

Familjarët e të dënuarve e kanë pritur me dëshpërim dhe zhgënjim vendimin e gjykatës. Ata thonë se bëhet fjalë për proces të montuar, që u kurorëzua sot me dënime të turpshme kundër të afërmve të tyre.

“Kush është i fortë sjell edhe aktgjykim. Çdo gjë është bërë me forcë, me montim. U realizuan sot disa projekte, të cilat i kishin si aspirata për të hequr dikë qafe”, tha familjar i të dënuarve.

Të pakënaqur nga aktvendimi ngelën edhe familjarët e të viktimave. Ata thonë se pas vrasjes së bijve të tyre qëndrojnë 5 persona të cilët i di shteti, por që mbahen të fshehtë dhe nuk ndiqen nga drejtësia. Gjithashtu familjarët e viktimave u shprehën të revoltuar për lirimin e Sejdi Rami, për të cilin gjykata nuk arriti ta gjejë lidhje me të akuzuarit e tjerë.

“U befasova që njëri u lirua nga rasti. Është fakt se ka edhe porositës pas kësaj vepre”, deklaroi familjar i viktimave.

“Jemi të befasuar për lirimin e Sejdi Rami, kur prokuroria tregoi se 10 ditë ka përcjellur me GPS… Nuk jemi të kënaqur nga i gjithë procesi gjyqësor. I kërkojmë të gjithë ata 5 persona që shteti i shpalli si sekret shtetëror”, u shpreh familjar i viktimave.

Procesi gjyqësor Monstra për dy vjet ka tërhequr vëmendjen e opinionit, madje duke shkaktuar edhe tensione dhe protesta masive të shqiptarëve. Familjarët e të dënuarve thonë se do të presin vendimin e Gjykatës së Apelit, para se të vendosin se si do ta manifestojnë pakënaqësinë për dënimet enorme ndaj familjarëve të tyre.

Gazeta LAJM publikon:
Vendimi i gjykatëses për dënim të përjetshëm të gjashtë të akuzuarëve në rastin “Monstra” ka thyer shpirtërisht familjarët e tyre. Për këtë vendim të padrejtë të gjykatës, ata akuzojnë drejtpërdrejtë BDI-në dhe kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti. “Ku është Ali Ahmeti, pse fshihet tani, pse nuk vjen këtu para gjykatës…”, ka bërtitur njëri prej familjarëve, duke shigjetuar kryetarin e BDI-së me sharjet më vullgare të mundshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *