Home / Lajme / Maqedoni / Të mërkurën vendimi për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc

Të mërkurën vendimi për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc

Shkup, 16 Qershor – Të mërkurën e kësaj jave pritet vendimi gjyqësor për rastin “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Krimi makabër ndodhi më 12 prill 2012, kur u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar maqedonas pranë liqenit të Smilkovcit në periferi të Shkupit, ndërsa prokuroria akuzon shtatë shqiptarë si autorë dhe kryerës të këtij akti.

Pala mbrojtëse ka thënë fjalën përfundimtare gjatë javës së kaluar, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një proces pa fakte dhe krejtësisht i montuar.

Dy nga të akuzuarit kryesor për këtë vepër janë në burg në Kosovë, pasi që u arrestuan vitin e kaluar për armë pa leje, dhe se ata dyshohen si autorët kryesor. Prokuroria në fjalën e saj ka kërkuar dënimin maksimal, derisa mbrojtja ka theksuar për shpalljen e pafajësisë për të akuzuarit.

Ndërkohë, ky proces po ndiqet edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka shprehur shqetësime. OSBE ditë më parë ka bërë thirrje për kujdes lidhur me rastin, duke kërkuar përgjegjësi politike nga partitë e koalicionit të ri VMRO-DPMNE – BDI, për shkak të mundësisë së eskalimit të protestave dhe tensioneve ndëretnike, që mund të shfaqen pas vendimit të gjykatës.

Familjarët e të akuzuarëve kanë mbajtur një protestë dy javë më parë, duke shprehur pakënaqësi ndaj prokurorisë dhe gjykatës, ndërsa ata kanë paralajmëruar protesta në vazhdim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *