Home / Lajme / Rajon / Tensione në Lazarat, policia thirrje për dorëzim

Tensione në Lazarat, policia thirrje për dorëzim

Lazarat, 16 Qershor – Policia shqiptare ka hyrë në Lazarat rreth orës 14:00, duke i bërë thirrje qytetarëve të këtij fshati që të distancohen nga grupet kriminale.

Ministri i Rendit, Sajmir Tahiri i bëri thirrje dhe autorëve të sulmit të hedhin armët dhe të dorëzohen, duke shprehur vendosmërinë se nuk ka kthim prapa nga policia.

Ai theksoi se forcat e rendit janë në dijeni se më kë kanë të bëjnë dhe sipas tij zgjidhja e 27 personave që qëlluan mbi blutë është vetëm dorëzimi, pasi nuk ka Zot që i mbron.

“Jemi të ndërgjegjshëm që po luftojmë mafian e krimin.Ne nuk kemi aspak ndërmend të ndalemi. Drejtësia ka një cmim e seicili do të paguajë cmimin e vet. Në këto momente një aksion i shkallës së gjerë po zhvillohet. “Thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga kriminelët. Kolegët e policisë janë në Lazarat e kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Thirrje medias e publikut se lufta kudër krimit kërkon kohën vet por edhe sakrifica. Bëj thirrje dhe atyre që edhe tani në këto moment kanë marrë armët në Lazarat keni bërë llogaritë shumë gabim mos mendoni se ka zot në tokë se do ju dalë zot nëse kundërshtoni me armë polcinë e shtetit. Hidhni armët dhe lini policinë të bëjë detyrën në të kundërt forca e ligjit do të veprojë si asnjë herë tjetër. Jemi në mbështetje të plotë”, deklaroi ministri Tahiri.
Prej mbrëmjes së djeshme policia me ndihmën e forcave speciale ka ndërmarrë një operacion për asgjësimin e parcelave me kanabis.

Policia ka ka hasur në rezistencën e një grupi kriminal (sipas policisë)i përbërë nga 26 persona, me në krye Razip Mahmutaj të cilët kanë shtënë me mortaja, antitank për të mos lejuar policinë të afrohet.

Policia kishte rrethuar kapanonet e objektet e personit Gate Mahmutaj, në periferi të Lazaratit ose siç njihet me emrin zyrtar Razip Mahmutaj.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *