Home / Lajme / Maqedoni / Tetova në ethet e verës kulturore

Tetova në ethet e verës kulturore

Tetovë, 16 Qershor – Nën patronazhin e komunës së Tetovës për here të dytë këtë vit do të mbahet manifestimi kulturor “Vera e kulturës tetovare”.

Nën patronazhin e komunës së Tetovës për here të dytë këtë vit do të mbahet manifestimi kulturor “Vera e kulturës tetovare” me tendencë që i njëjti të organizohet edhe në vitet në vijim dhe të bëhet manifestim kulturor tradicional i cili do të kënaq shijet estetike të qytetarëve, do të nxis kultivimin e potencialit kulturor, mendimin dhe debatin duke e bërë Tetovën një qendër kulturore dhe intelektuale siç i ka hije një qyteti universitar ku duhet të gjendet ajka e mendimit dhe veprimit kulturor. Kështu tha në pres konferencën me gazetarë kryetarja e komunës së Tetovës. Sipas saj, komuna e Tetovës konsideron artin dhe kulturën si pjesë e pandashme të zhvillimit të qytetit, prandaj përzgjedhja e gjërë e aktiviteteve kulturore me qëllim të nxitjes së potencialit krijues dhe promovimit të artit dhe kulturës, besojmë që do ta rrit peshën dhe vlerën e qytetit.“Vera e kulturës tetovare fillon në Pallatin e kulturës me koncertin e Orkestrës së re të Tiranës me Kastriot Tushën dhe Eriona Gjyzelin. Dhjetë ditë resht në kuadër të këtij manifestimi, publiku tetovar do të mund ta ndjek koncertin e Filharmonisë së Kosovës, ekspozitën me punimet Ebru, ekspozitën e fotografive të qyteteve shqiptare nga viti 1830-1916, promovimin e librit “Diplomacia e Ismail Qemalit ” të autorit Eqrem Zenelaj, prezentimin e filmave nga Festivali ndërkombëtar i filmit TIFF ODA, premierën e dramës “Vajza kuq e zi” . Poashtu pjesë e këtij manifestimi do të jetë edhe tubimi tradicional në fshatin Gajre, kurse më pas do të mbahet mbrëmja e poezisë dhe ekspozita me temë “Motive Tetovare” në kompleksin Arabati Baba Teqe, drama “Vdekja e nje njeriu nga Ballkani”, Festivalin Shari këndon, koncertin e sopranos Egzona Gërvalla, Baskerfest-in, natën e rrokut , Tingujt e diversiteteve për të përmbyllur manifestimin me promovimin e albumit të ri të brendit tetovar -rrok grupit Elita 5 “, tha kryetarja Teuta Arifi.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *