Home / Lajme / Maqedoni / Tetova përgatitet për kaosin gjatë verës

Tetova përgatitet për kaosin gjatë verës

25 qershor-Krahas kësaj nëpër rrugët e Tetovës do të ndahen fletushka paralajmëruese për pjesëmarrësit në komunikacion, duke I porositur që të kenë kujdes të madh gjatë periudhës së verës”, thonw nga Policia e Tetovws, transmeton Tv KOHA

Periudha e verës në Tetovë është një ankth i vërtetë për pjesëmarrësit në komunikacion pasi që krahas veturave që qarkullojnë çdo ditë, poashtu pjesa dërmuese e mërgimtarëve kthehn në vendlindje me makinat e tyre, që e rëndon edhe më shumë komunikacionin rrugor, raporton TV KOHA.

Zyrtarë të sektorit për komunikacion në komunën e Tetovës, kanë nënvizuar se edhe këtë vit do të jenë të angazhuar rreth 60 rendmbajtës në rrugët e qytetit për t`i asistuar policisë që komunikacioni në rrugët më të frekuentuara të zhvillohet normalisht. Sipas këtij sektori krahas rendmbajtësve në rrugët e Tetovës, poashtu janë duke u bërë përpjekje që të sigurohet edhe një automjet shtesë i merimangës pasi që me një merimangë e cila më shumë është në defekt se sa në teren nuk mund të transportojë të gjithë veturat e parkuara gabimisht, njofton Tv KOHA.

“Kemi nevojë të madhe për ndihmën e policisë, sidomos gjatë marrjes së veturave të cilët parkohen gabimisht. Deri më tash ka funksionuar bashkëpunimi por presim që edhe në të ardhmen të kemi një bashkëpunim më të madh. Momentalisht e kemi vetëm një merrimangë por edhe ajo në shumë raste është në defekt.Prandaj jemi duke u munduar që të sigurojmë edhe një automjet të merrimangës që të jemi më efikas jo vetëm gjatë verës por edhe gjatë tërë periudhave tjera”, thonw nga sektori i komunikacionit nw komunën e Tetovws, informon Tv KOHA.
Nga policia e Tetovës theksojnë se do të jenë të angazhuar bashkërisht me autoritetet lokale për të mirëmbajtur rrjedhën normale të komunikacionit.

“Në prag të ardhjes së mërgimtarëve , SPB Tetovë ka rritur dukshëm numrin e aktiviteteve për rregullimin e komunikacionit, rendit dhe qetësisë publike. Kwto masa preventive do të realizohen gjatë gjithë kohës. Është planifikuar që edhe në periudhën e ardhshme kohore të ketë aktivitete kontrolluese nëpër locale të ndryshme, por edhe nëpër rrugët e qytetit dhe rrethinë, me crast do të kontrollohet shpejtësia, nëse ndonjë vozitës qëndron prapa timonit nën ndikim të alkoolit, a janë të pajisur me leje për qarkullim, ndërsa vëmendje të posacme do ti kushtohet keqparkimit. Krahas kësaj nëpër rrugët e Tetovës do të ndahen fletushka paralajmëruese për pjesëmarrësit në komunikacion, duke I porositur që të kenë kujdes të madh gjatë periudhës së verës”, thonw nga Policia e Tetovws, transmeton Tv KOHA.

Urim HASIPI

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *