Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarët e irrituar kërkojnë mbylljen e restorantit “Teleferiku”

Tetovarët e irrituar kërkojnë mbylljen e restorantit “Teleferiku”

8 qershor-“Verës çdo natë ka dasmë dhe zgjat deri në ora 3, 4 e mëngjesit. Ne nuk mund të flemë, nga muzika me zë të pakontrolluar. Madje ditën as për ceremoni të varrimit nuk ndalet muzika, ky është mosrespekt i skajshëm ndaj muslimanëve të vendit, shprehet për Portalb, Albert Rufati, banor i Tetovës.

Vite me radhë restoranti “Teleferiku”- ELEM duke organizuar dasma me muzikë të lartë terrorizon banorët e Tetovës ankohen për Portalb banorët e lagjes “Çarshia e Epërme” . Me fillimin e sezonit të dasmave, banorët tejet të irrituar kërkojnë që ky restorant të mbyllet.

“Verës çdo natë ka dasmë dhe zgjat deri në ora 3, 4 e mëngjesit. Ne nuk mund të flemë, nga muzika me zë të pakontrolluar. Madje ditën as për ceremoni të varrimit nuk ndalet muzika, ky është mosrespekt i skajshëm ndaj muslimanëve të vendit, shprehet për Portalb, Albert Rufati, banor i Tetovës.
Ai ka formuar këshill iniciativ dhe ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mbylljen e restorantit.

“Në koordinim me qytetarët e Tetovës nga lagje të ndryshme kërkojmë nga institucionet relevante: Kryetares së Komunës, Këshillit Komunal, Partive Politike, Myftinisë së Tetovës, Avokatit të Popullit si dhe nga Organizatat joqeveritare që: URGJENTISHT dhe me procedurë të përshpejtuar të marrin masa për ndalimin e zhurmës që pengon banorët e lagjes në përditshmëri gjatë sezonit të verës kur fillojnë dasmat nga Restoranti “Teleferiku”- ELEM, njëherit pengon edhe në ceremonitë e varrimit të ndonjë familjarit tonë nga muzika që del nga ai lokacion.” shkruhet në apelin e tyre.

Rufati shpjegon se vetëm vitin e kaluar me dhjetëra herë janë paraqitur në polici për të reaguar, por pa sukses, zhurma ka vazhduar. I irrituar thotë që nëse problemi i tyre nuk zgjidhet këshill inciativ do të marrë masa më të ashpra pasojat e të cilit do ti bartin institucionet e lartpërmendura.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *