Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Dëme të mëdha nga era e fuqishme (VIDEO)

Tetovë: Dëme të mëdha nga era e fuqishme (VIDEO)

Tetovë, 25 Qershor – Dëme janë shkaktuar edhe në fshatrat Pallaticë dhe Trebosh të Komunës së Zhelinës. Era e fuqishme kishte shkulur një dru dhe i njëjti ka rënë mbi veturën zyrtare të EVN-së në hyrje të fshatit Trebosh. Në ndërkohë, banorët kanë kërkuar që drunjtë përreth rrugës të priten, sepse është rrezik permanent, njofton Televizioni Koha.

Era e fuqishme që përfshiu rajonin e Pollogut ka shkaktuar vetëm dëme materiale në shumë vendbanime. Në rrugën Tetovë-Falishtë era ka rrëzuar një dru dhe ka bllokuar rrugën për disa orë. Megjithatë, më pas rruga ka qenë e kalueshme dhe është intervenuar nga ana e banorëve për largimin e drurit në këtë rrugë, raportpon Televizioni Koha.

Në ndërkohë, dëme janë shkaktuar edhe në fshatrat Pallaticë dhe Trebosh të Komunës së Zhelinës. Era e fuqishme kishte shkulur një dru dhe i njëjti ka rënë mbi veturën zyrtare të EVN-së në hyrje të fshatit Trebosh. Në ndërkohë, banorët kanë kërkuar që drunjtë përreth rrugës të priten, sepse është rrezik permanent, njofton Televizioni Koha.

Policia e Tetovës për Televizioni Koha ka konfirmuar dëmet në këta dy fshatra. “Era e fuqishme që përfshiu rajonin Tetovës në mes orës 12 dhe 14, krahas dëmeve të tjera ka dëmtuar edhe një veturë të kompanisë EVN-Maqedoni, por nuk ka të lënduar. Rasti i parë ka ndodhur në hyrje të fshatit Trebosh kur nga rënia e një druri ka dëmtuar veturën “Folsfagen Pollo” pronë e EVN-së, e cila ka qenë në atë vend duke lëvizur. Druri ka dëmtuar vetëm pjesën e parë të veturës dhe nuk ka të lënduar. Dëmi i dytë ka ndodhur në afërsi të shkollës në Pallaticë, kur druri i shkulur nga era ka rënë dhembi një kabllo elektrik por nuk ka shkaktuar dëme të tjera. Me intervenim të ekipeve të EVN-së ky problem është rregulluar”, informoi Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Edhe qendra për menaxhim me kriza edhe nga komisioni për fatkeqësi natyrore në Komunën e Tetovës nuk kanë raportuar dëme të denoncuara nga ana e banorëve të Tetovës. Si pasojë e erës së fuqishme, pa rrymë elektrike kanë ngelur banorët e Reçicës, ndërsa po ashtu edhe disa fshatra të malësisë së Tetovës, njofton Televizioni Koha.

Nga EVN-ja raportojnë se edhe në fshatin Sllatinë dy shtylla elektrike kanë rënë dhe si pasojë ky fshat disa orë ka ngelur pa rrymë, por më pas problemi është rregulluar, Informon Televizioni Koha. Pa rrymë gjithashtu, kanë ngelur disa fshatra të komunës së Jegunocit. Nga EVN-ja raportojnë se janë në teren dhe punojnë në sanimin e dëmeve dhe shtyllave elektrike të dëmtuara.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *