Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë, Polici plagos policin me breshëri plumba (VIDEO)

Tetovë, Polici plagos policin me breshëri plumba (VIDEO)

Tetovë, 13 Qershor – Policia ka konfirmuar incidentin ndërsa sipas burimeve jozyrtare nuk bëhet fjalë për ndonjë zënkë mes dy policëve por e tërë ngjarja ka ndodhur padashje. Sektori për Punë të Brendëshme ka dalur me një komunikatë por pa të dhëna konkrete, informon Televizioni Koha.

51 vjeçari Zhivko Jovanovski nga Tetova pjesëtarë i policisë së Tetovës gjegjësisht polic në stacionin Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë është plagosur nga kolegu i tij i moshës 35 vjeçare nga Tetova.

51 vjeçari ka marrë disa plumba nga pushka automatike (kallashnikov) edhe atë një plumb stomak dhe një në gjoks. Gjendja shëndetësore e 51 vjeçarit është e rëndë dhe ndodhet në mjekim instenziv në klinikat e Shkupit. Ngjarja ka ndodhur disa minuta para orës 10 të mëngjesit të sotëm kur të dy kanë qenë në hapësirat e stacionit policor që gjendet afër Shkollës Ekonomike “8 shtatori” në Tetovë, raporton Televizioni Koha.

Policia ka konfirmuar incidentin ndërsa sipas burimeve jozyrtare nuk bëhet fjalë për ndonjë zënkë mes dy policëve por e tërë ngjarja ka ndodhur padashje. Sektori për Punë të Brendëshme ka dalur me një komunikatë por pa të dhëna konkrete, informon Televizioni Koha.

“ Sot rreth orës 10.00 në stacionin policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë në hapësirat e objektit ku ndodhet stacioni, me arrmë zjarri (pushkë automatike) polici ka lënduar një policë të moshës 51 vjeçare Zh.J nga Tetova. Si ka ndodhur lëndimi, por edhe rrethanat tjera të ndërlidhura me këtë incident do të vërtetohen nga hetimi që e udhëheq Porkurori Publik ku kanë marrë pjesë edhe ekipe të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë. Polici pas marrjes së ndihmës së parë është është dërguar në klinikat e Shkupit. Punohet për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në komunikatën zyrtare të cilës i mungojnë të dhënat fillestare të Policisë së Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Sipas të dhënave zyrtare polici i plagosur është i përkatësisë maqedonase me prejardhje nga fshati Dobrosht ndërsa ka jetuar në Tetovë, kurse edhe një muaj duhej të dilte në pension.

Edhe një herë policia e Tetovës ka dalur me komunikatë pa të dhëna fillestare e duke lënë hapësira për spekulime të ndryshme në mesin e medieve dhe gazetarëve. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *