Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Ikje me veturë si në filma

Tetovë:Ikje me veturë si në filma

13 qershor-“Të mërkurën rreth orës 17 e 30 minuta në rrethrrotullimin në qendër të Tetovës polic nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor ka tentuar të ndalojë veturën “Mitsubishi Pajero” me targa të huaja. Megjithatë vozitësi në vend se të ndalojë nuk u është bindur urdhrave të policisë dhe duke rritur shpejtësinë është larguar në drejtim të kundërt, njofton Tv KOHA.

Policia e Tetovës nuk ka arritur që të kap vozitësin i cili pasditen e së mërkurës me shpejtësi të madhe kishte ikur nga policia nëpër lagje dhe rrugë të frekuentuara të Tetovës. Ikja e tij si nëpër filma ka përfunduar me sukses pasi që policia e cila e ndiqte nuk arriti që ta kapte, raporton Tv KOHA.

“Të mërkurën rreth orës 17 e 30 minuta në rrethrrotullimin në qendër të Tetovës polic nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor ka tentuar të ndalojë veturën “Mitsubishi Pajero” me targa të huaja. Megjithatë vozitësi në vend se të ndalojë nuk u është bindur urdhrave të policisë dhe duke rritur shpejtësinë është larguar në drejtim të kundërt, njofton Tv KOHA.

Ikjen e tij e ka ndjekur një veturë e policisë por vozitësi nuk është ndalur edhe përkundër alarmit të policisë dhe ka arritur që të ikë” njofton policia e Tetovës. Sipas informatave zyrtare vozitësi i automjetit Mitsubishi është larguar përmes lagjes Cetinska, nëpër bulevardin Bllagoja Toska dhe më pas në rrugën Tetovë-Jazhincë.Vijojnë aktivitetet për kapjen e vozitësit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *