Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi – Danielson për zgjedhjet dhe zhvillimet aktuale

Thaçi – Danielson për zgjedhjet dhe zhvillimet aktuale

5 qershor-Kryetari Thaçi gjatë bisedës ka ripërsëritur qëndrimin se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të mbajë qasje konstruktive në veprimin e saj politik dhe se do të jetë pjesë e një procesi demokratik në vend.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në takim me Drejtorin e Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian Kristian Danielson

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në zyrat e BE-së në Shkup takoi Drejtorin e Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian Kristian Danielson
të cilin e shoqëronin Ambasadori i BE-së në vend Aivo Orav si dhe shefi i departamentit për agjërim të BE-së dhe përgjegjës për Maqedoninë, David Cullen.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike dhe zgjedhjet e fundit në vend, me ç’rast Kryetari i PDSH-së i paraqiti faktet për manipulimin e procesit zgjedhor në shumicën e vendvotimeve ku votojnë shqiptarët nga ana e partisë qeveritare BDI. Në këtë kontekst Kryetari potencoi edhe instrumentet që janë përdorur siç janë trembja, kërcënimi dhe shantazhi, që paraqesin shkeljen e normave demokratike.

Gjithashtu në takim u diskutua rreth zhvillimet rajonale, zhbllokimin e procesit integrues të vendit si dhe tema të tjera me interes. Kryetari Thaçi paraqiti shqetësimet për mungesën e perspektivës euroatlantike dhe se në këtë drejtim zgjidhja e çështjes së emrit është me rëndësi të madhe, pasi që hap rrugën e integrimeve dhe siguron një perspektiv më të mirë të vendit, si dhe forcon sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Kryetari Thaçi gjatë bisedës ka ripërsëritur qëndrimin se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të mbajë qasje konstruktive në veprimin e saj politik dhe se do të jetë pjesë e një procesi demokratik në vend.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *