Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takon Bushatin dhe deputet nga Britania (VIDEO)

Thaçi takon Bushatin dhe deputet nga Britania (VIDEO)

Tetovë, 26 Qershor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, në selinë e partisë në Tetovë priti në takim Ambasadorin e ri të Shqipërisë në vend, Petrit Bushati, njofton Televizioni Koha.

Fillimisht Kryetari Thaçi shprehi gëzimin për vendimin e ministrave të jashtëm, të vendeve anëtare të BE-së, që Republika e Shqipërisë të merr statusin e vendit kandidat, që padyshim është një lajm mjaft i gëzueshëm jo vetëm për Republikën e Shqipërisë, por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Në takim bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime rreth çështjeve aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për të gjetur mënyra për të mbështetur dhe rritur më tej bashkëpunimin, për të siguruar harmoninë dhe stabilitetin e brendshëm të vendit, por edhe të rajonit. Bashkëbisedueset ranë dakord që prioritet të jetë forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në shumë fusha, bashkë me faktorin shqiptar, pasi që të dy vendet kanë të ardhme të përbashkët euro-atlantike, njofton Televizioni Koha.

Poashtu, Thaçi në selinë e partisë në Tetovë priti në takim delegacionin e Grupi Parlamentar të Parlamentit të Britanisë së Madhe.Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në Tetovë priti në takim delegacionin e Grupi Parlamentar nga Britania e Madhe të përfaqësuar nga deputetët Stuart Andrew (Partia Konservatore), Clive Betts (Partia e Punës), Karen Lumley (Partia Konservatore), Gemma Doyle (Partia e Punës), Lucy Lermer (koordinatore), të shoqëruar nga Ambasadori i Britanisë së Madhe në vend, Charles Garrett. Në takim u diskutua për të gjitha zhvillimet në vend dhe rajon, zhbllokimin e procesit integrues, si dhe tema të tjera me interes.

Kryetari Thaçi në takim shprehu kënaqësi nga vizita me shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht në aspekt të përkrahjes nga Britania e Madhe në rrugën tonë drejt integrimit në BE dhe NATO, duke ditur se Britania e Madhe është pjesëmarrëse në mekanizmat e BE-së dhe të NATO-s. Në këtë drejtim Kryetari Thaçi theksoi se çështja e cila të gjithëve na shqetëson është mungesa e perspektivës euroatlantike dhe se është tepër e nevojshme që të kyçen edhe faktorë të tretë shumë më të fuqishëm të cilët do të bëjnë presion ndaj të dy palëve deri sa të arrihet lëvizje drejt arritjes së kompromisit. Bashkëbiseduesit u pajtuan se kjo vizitë është sinjal i rëndësishëm për interesin që e ka Britania e Madhe për zhvillimin e kapaciteteve demokratike në vend dhe për mbështetjen e proceseve që po zhvillohen në rajon.Kryetari Thaçi theksoi se PDSH do të jetë opozitë konstruktive dhe nuk do të bëhet pengesë në asnjë moment, nëse qeveria i qaset me seriozitet premtimeve të veta që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE, si dhe kuptohet avancimin e të drejtave të shqiptarëve drejt një barazie të plotë me Maqedonasit. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *