Home / Lajme / Rajon / Tiranë: Ngeli në provim, 22-vjeçarja hidhet nga kati i 16 në ‘Sky Tower’

Tiranë: Ngeli në provim, 22-vjeçarja hidhet nga kati i 16 në ‘Sky Tower’

Tiranë, 10 Qershor – Sipas dëshmive të tjera, vajza është ngritur papritur nga tavolina dhe është vetëhedhur nga kati i 16-të. Një dëshmi e mbledhur në vendngjarje thotë se vajza kishte mbetur në një provim dhe ky ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë.

Por hipotezat nuk kanë fund. Një dëshmitare thotë se vajza ka qenë duke bërë foto nga kati i fundit i ndërtesës dhe kur është mbështetur në dritare, xhami është thyer dhe studenta ka rënë nga lartësia.

Momentalisht ekspertët e policisë kane marre në pyetje vajzën dhe djalin që ndodheshin në tavolinë me 22-vje në lokal.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se vajza, nga Fieri, studente e Ekonomikut në Tiranë, ishte duke konsumuar një kafe me dy bashkëmoshatarë, në një nga lokalet që ndodhen në katet e larta të pallatit.

Sipas dëshmitarëve, vajza është ngritur papritur nga tavolina dhe është vetëhedhur nga kati i sipërm i ndërtesës.

Momentalisht ekspertët e policisë po marrin në pyetje vajzën dhe djalin që ndodheshin në tavolinë me viktimën.

Hetimet paraprake flasin për një rrëzim aksidental, por nuk përjashtohen as pistat e tjera. Janë bërë një sërë procedurash në vendngjarje ndërsa policia po kontrollon edhe kamerat e sigurisë.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *