Home / Lajme / Rajon / Tiranë, vritet me armë zjarri biznesmeni Artan Santo në zonën e ish-Bllokut

Tiranë, vritet me armë zjarri biznesmeni Artan Santo në zonën e ish-Bllokut

26 qershor-Roja i sigurisë i bankës Credins, i cili ka parë të gjithë ngjarjen është dëshmitari kyç i këtij ekzekutimi, pasi sipas dëshmisë së tij paraprake ai ka deklaruar se ka dëgjuar një bisedë mes biznesmenit dhe atentatorëve, të cilët e kishin ndjekur me motor. Ka qenë e pamundur për të ndërhyrë me ndihmën e parë, pasi biznesmeni ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Vritet me armë zjarri bankieri dhe biznesmeni i njohur Artan Santo. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut rreth orës 09:30 të mëngjesit. Biznesmeni Santo, është qëlluar me plumb në kokë nga 2 persona të maskuar që ishin me motor, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Santo ka qenë duke dalë nga banka Credins, në momentin kur është qëlluar 6 herë me pistoletë nga atentatorët.

Sipas informacioneve paraprake autorët kanë qenë të maskuar për të mos u identifikuar nga kamerat e shumta të sigurisë në këtë zonë. Ata kanë kryer ekzekutimin dhe janë larguar pa asnjë gjurmë.

Policia dhe grupi hetimor të mbërritur në vendngjarje, kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të bankës në rrugën “Ismail Qemali” në zonën e ish-bllokut, provat e vetme deri më tani për të rindërtuar ngjarjen. Në të gjitha rrugët e Tiranës janë ngritur postblloqe për të mundësuar kapjen e autorëve. Policia bën me dije gjithashtu dhe llojin e motorit, i cili ishte tip ‘Scooter’ me dy numrat e fundit të targës, 09.

Roja i sigurisë i bankës Credins, i cili ka parë të gjithë ngjarjen është dëshmitari kyç i këtij ekzekutimi, pasi sipas dëshmisë së tij paraprake ai ka deklaruar se ka dëgjuar një bisedë mes biznesmenit dhe atentatorëve, të cilët e kishin ndjekur me motor. Ka qenë e pamundur për të ndërhyrë me ndihmën e parë, pasi biznesmeni ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Biznesmeni 58-vjeçar, babai i dy fëmijëve, ishte aksioner i bankës Credins, i televizionit News 24 dhe i televizionit Scan. SHEKULLI

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *